20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto LajmeFOTO/ Top 10 makinat elektrike më të shitura në Europë

FOTO/ Top 10 makinat elektrike më të shitura në Europë

Më shumë se gjysma e të gjitha makina të reja të regjistruara në Evropë në 3-mujorin e parë 2023 ishin automjete elektrike, sipas shifrave të publikuara nga “Jato Dynamics”.

Pjesa e tregut të automjeteve elektrike gjithashtu arriti nivelin më të lartë ndonjëherë, duke zënë 13.4% të tregut evropian të makinave në tremujorin e parë të vitit.

Rritja e përdorimit të automjeteve elektrike mbylli një tremujor të parë të suksesshëm për Evropën, me regjistrimet e përgjithshme të makinave të reja që u rritën me 3,220,806 njësi. Rreth 1,414,815 nga kjo shifër erdhën në mars, me 26% rritje nga e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

“Rritja e regjistrimeve shpjegohet kryesisht nga porositë e grumbulluara nga muajt e mëparshëm që nuk mund të dorëzoheshin për shkak të mungesës së komponentëve në atë kohë,” tha Felipe Munoz, analist global në JATO Dynamics.

Por cilat janë 10 modelet më të shitura në Europë për periudhën janar-mars 2023?

1. Tesla Model Y, 71,683 shitje

2. Dacia Sandero, 60,202 shitje

3. Volkswagen T-Roc, 54,960 shitje

4. Peugeot 208, 53,336 shitje 

5. Opel/Vauxhall Corsa, 53,307 shitje

6. Toyota Yaris Cross, 53,050 shitje 

7. Abarth/Fiat 500, 45,598 shitje 

8. Dacia Duster, 45,310 shitje

9. Renault Clio, 44,134 shitje

10. Volkswagen Golf, 42,903 shitje 

LEXO EDHE: E vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat