9.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Javë dimërore, si do të jetë moti për ditët në vazhdim

FOTO/ Javë dimërore, si do të jetë moti për ditët në vazhdim

Ditët e ngrohta me diell duket se do të marrin fund.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mëngjesi i ftohtë i ditës së dielë, tregon se në vendin tonë kanë mbërritur temperaturat dimërore.

Më poshtë, parashikimi i motit për ditët që vijnë:

Java e ardhshme parashikohet e veçantë, pasi do të nisë me reshje shiu e rrebeshe kryesisht prej mesditës së të hënës e deri mëngjesin e të martës. Rrebeshet me rrufe do të jenë më prezente përgjatë bregdetit dhe jugut.

Në mesjavë, pritet situatë më e qëndrueshme me prani të kthjellimeve e vranësirave mesatare deri të dendura në zonat malore si dhe me mjegull të dendur në lugina.

Situatë e paqëndrueshme parashikohet të premten, me reshje e shiu hera herës intensive në zonat bregdetare dhe ato të ulëta, ku nuk do të mungojnë edhe shkarkesat elektrike. Në lartësitë mbi 1600m përgjatë maleve, parashikohen reshje të vazhdueshme dëbore.

Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë.

Era do të ketë kryesisht drejtim juglindor deri mesatar në bregdet. Ditën e enjte deri të premten paradite, era do të fitojë forcë e vrullshme në të gjithë bregdetin  duke sjellë dhe dallgëzim të forcës 5 dhe 6 ballë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat