15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Euro rifiton pikë në kursin e këmbimit, por ngelet sërish poshtë...

FOTO/ Euro rifiton pikë në kursin e këmbimit, por ngelet sërish poshtë nivelit të 102 lekëve

Euro ka rifituar pikë në kursin e këmbimit me Lekun në fillim të kësaj jave.

Sipas kursit të këmbimit për ditën e sotme, monedha europiane po këmbehet me 101.3 lekë, në rritje krahasuar me kursin zyrtar të fundit të javës së kaluar.

Në fakt, rritja e euros erdhi kryesisht në pjesën e dytë të ditës së premte, por është reflektuar në kursin zyrtar që përditësohet çdo mesditë të hënën.

Sidoqoftë, ditën e sotme kursi i Euros duket i qëndrueshëm në nivelet e të premtes pasdite.

Ringritja e Euros është reflektuar edhe në kursin e valutave të tjera kryesore.

Dollari Amerikan po këmbehet me 93.1 lekë, në rritje krahasuar me të premten.

Paundi Britanik shënoi një rritje edhe më të fortë dhe u ringritur në nivelin e 118 lekëve.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, frenimi rënies së kursit të Euros erdhi nga një kërkesë e shtuar për blerje valute sidomos në segmentin e biznesit.

Ashtu siç ka ndodhur edhe më herët gjatë këtij viti, një rënie e fortë e kursit të Euros sjell, në një moment të caktuar, rritje të kërkesës për të, me qëllim përfitimin nga një kurs që perceptohet i favorshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat