20.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Aksident në aksin Tiranë-Durrës, makina përmbyset në mes të autostradës

FOTO/ Aksident në aksin Tiranë-Durrës, makina përmbyset në mes të autostradës

Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy automjete janë përfshirë në aksidentin e ndodhur në afërsi të Sukthit.

Bëhet me dije se një nga mjetet ka tentuar të parakalojë dhe ka humbur kontrollin duke goditur tjetrin nga pas.

Në fotot e siguruara shihet se njëri prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Sakaq, drejtuesi i mjetit që është goditur nga pas së bashku me pasagjerin janë dërguar për t’u trajtuar me ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat