19.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFluturon në ajër dhe rrotullohet disa herë, dalin pamjet e aksidentit të...

Fluturon në ajër dhe rrotullohet disa herë, dalin pamjet e aksidentit të frikshëm në Vlorë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë, ku një makinë ka përfunduar përmbys në rrugë.

Policia bën me dije se shoferi që drejtonte me shpejtësi Benz-in,  ka qenë në gjenjde të dehur dhe ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një pemë dhe më pas ka përfunduar përmbys në rrugë.

Në videon e siguruar nga mediat shihet mjeti i cili ka fluturuar për pak sekonda në ajër dhe më pas është përmbysur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. C., 38 vjeç, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa automjete të parkuara. Shtetasi S. C. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat