14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFatkeqësitë natyrore, FMN: Kanë krijuar dëme sa 1.3% e PBB-së në Shqipëri

Fatkeqësitë natyrore, FMN: Kanë krijuar dëme sa 1.3% e PBB-së në Shqipëri

Ndryshimet klimatike po rrisin ekspozimin e Shqipërisë ndaj fatkeqësive natyrore.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim të fundit për ndikimet klimatike në ekonominë e vendit tonë, ve në se gjatë dy dekadave të fundit, shpeshtësia e fatkeqësive natyrore është rritur me më shumë përmbytje, zjarret të shpeshta në pyje, etj.

FMN vlerëson se gjatë periudhës 1980 – 2021 fatkeqësitë natyrore kanë cenuar jetën dhe pasurinë e 438 mijë njerëzve dhe kanë krijuar dëme në vlerën e 802 milionë dollarëve.

Shqipëria goditet mesatarisht nga një fatkeqësi natyrore në vit dhe çdo fatkeqësi krijon dëme me rreth 1.3% të PBB-së dhe prek rreth 5,000 në 100,000 banorë.

LEXO EDHE“Tërmete, përmbytje…”/ Banka Botërore përsërit apelin: Shqipëria e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore

Fatkeqësitë natyrore në Shqipëri janë ende më të rralla se në BE, por ndikimi i çdo fatkeqësie është rreth dy herë më i lartë në përqindje të PBB-së dhe prek një pjesë më të madhe të popullsisë.

FMB vë rekomandon se Shqipëria duhet të gjenerojë të ardhura shtesë për të përmbushur nevojat për investime ndaj ndikimeve të klimës.

Shqipëria ka hapësirë shumë të kufizuar fiskale për të akomoduar investimet shtesë për tu mbrojtur nga ndryshimet e klimës, teksa vendi vuan ende nga nivele të larta të borxhit publik.

Gjithashtu vendi ka institucione të dobëta që pengojnë tërheqjen e fondeve të huaja të dedikuara për ndikimet e klimës.

Fondi sugjeron se, zbatimi i një Strategjie të Shëndoshë Afatmesme të të Ardhurave (MTRS) dhe shfrytëzimi më i mirë i taksave mjedisore do të ndihmonin në zbutjen e efekteve negative.

LEXO EDHE: E dinit që Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat