15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Fast & Furious" në Tiranë/ VIDEO nga momenti kur BMW-ja “fluturon” te...

“Fast & Furious” në Tiranë/ VIDEO nga momenti kur BMW-ja “fluturon” te diga e Liqenit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar videon e plotë nga aksidenti i paprecedentë te Liqeni Artificial, ku mund të kuptohet e gjithë dinamika e plotë.

Siç mund të shikohet edhe nga pamjet, 26-vjeçari durrsak E. A., ka qenë duke lëvizur me shpejtësi skëterrë me BMW-në e tij.

Ai ka ardhur nga “rruga e Kosovarëve”, ka ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Për fat, këto të fundit e kanë shpëtuar nga mbytja në Liqenin Artificial.

Ky aksident u regjistrua rreth orës 05:15 të mëngjesit të kësaj të marte, çka për fat të mirë, në atë orar nuk ka pasur lëvizje, duke u shmangur një tragjedi me përmasa të mëdha.

Veliaj shprehet se janë mbledhur provat e duhura dhe se do të kërkojnë dënim maksimal për shoferin tashmë në kërkim.

“Tani çdo gjë është kthyer në normalitet, por shpejtësia skëterrë e shoferit (jo e makinës – se makina s’ka vendimarrje në çmenduri) që përfundoi mbi digën e Liqenit, rrezikon qytetarët por dhe vetë të lojturin që veç bordura e shpëtoi nga mbytja në Liqen!

Bashkë me Policinë e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojmë dënim maksimal për shoferin tashmë në kërkim – zero tolerancë për kërcënuesit e jetës e bashkëjetesës në qytet”, shkruan Veliaj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat