16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEuro në prag të nivelit 100 lekë, dollari amerikan bie poshtë 90...

Euro në prag të nivelit 100 lekë, dollari amerikan bie poshtë 90 lekëve

Fluksi i valutave që po hyjnë në vendin tonë përgjatë kësaj periudhe, po rëndon presionin mbi kursin e këmbimit në vend.

Euro ka prekur një nivel të ri rekord ditën e sotme, teksa blihet me 100.6 lekë.

Ndërkohë, për herë të parë dollari amerikan ra poshtë nivelit të 90 lekëshit, teksa blihet me 89.5 lekë. Ndërsa rënia më e fortë e ditës i takoi paundit britanik, në nivelin 115.2 lekë, teksa një javë më parë këmbehej për 122 lekë.

Valuta europiane vazhdoi rënien edhe pas publikimit të kursit zyrtar nga Banka e Shqipërisë, duke sinjalizuar shumë shpejt një rënie për herë të parë në kuotën e 100 lekëve.

Kjo kuotë pritej të arrihej sipas ekspertëve në fillim të Gushtit, duke e bërë një stacion të euros. Por me vijën e kuqe të kaluar me shumë gjasa brenda Korrikut, rënia mund të jetë edhe më e fortë nga sa pritej.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat