15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto Lajme"Engjëjt mbrojtës" të djemve kuqezinj

“Engjëjt mbrojtës” të djemve kuqezinj

Shqipëria do të përballet nesër me Moldavinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Euro 2024”.

Tifozët kanë shfaqur një interes të jashtëzakonshëm për të ndjekur Kombëtaren në “Air Albania Stadium”. Deri në këto momente janë shitur mbi 16,400 bileta, ndërsa shitjet vazhdojnë.

Mes mijëra tifozëve që do e ndjekin ndeshjen live në stadium janë edhe 34 klientë të SIGAL UNIQA, të cilët ishin fitues të shorteut të muajit qershor.

SIGAL UNIQA Group Austria, një mbështetëse e fortë e Sportit

Që prej nisjes së aktivitetit të saj në vitin 1999, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë përherë një mbështetëse e fortë e Sportit, në disipilina të ndryshme, duke nisur me futbollin, basketbollin, aletikën etj ndërsa kanë qenë në shumë raste support financiar për kampionë si Luiza Gega apo Izmir Smajli, ndërsa prej më shumë se 7 vitesh, kompania më e madhe e sigurimeve është sponsor zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Dhe të mbështetësh djemtë e Kombëtares Kuqezi është një tjetër gjë pasi ata janë krenaria jonë kombëtare, janë ambasadorët tanë më të mirë nëpër botë.

Me kontratën e sponsorizimit, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të ketë nën mbrojtje, duke siguruar rreth 500 lojtarë të të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues të Federatës.

Për çdo problem shëndetësor të tyre, është SIGAL UNIQA ajo që përgjigjet për gjithçka duke i dhënë kështu jo vetëm një mbështetje financiare por edhe psikologjike sportistëve dhe stafeve të tyre.

Pak javë më parë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, presidenti i kësaj të fundit Z. Armando Duka i dorëzoi CEO-s së SIGAL UNIQA, Z. Avni Ponari “Çmimin e Mirënjohjes” për kontributin e dhënë ndër vite në mbështetje të Kombëtares dhe Futbollit në tërësi.

Për kontributin e palodhur në Sigurimin Shëndetësor të Futbollistëve dhe të aktivitetit që prej vitit 2016 e në vazhdim”, thuhet në pllakadë.

Por cilat janë disa prej sponsorizimeve kryesore të SIGAL UNIQA Group Austria në fushën e Sportit?

Prej më shumë se 18 vitesh SIGAL UNIQA Group Austria mbështet ekipin e SIGAL Prishtina, e cila edhe falë mbështetjes së kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon është shpallur 13 herë kampione e Superligës së Kosovës ndërsa ka fituar edhe 2 Kupa Ballkanike.

SIGAL UNIQA është sponsor zyrtar i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH)

SIGAL UNQA prej vitesh është sponsor zyrtar i Federatës Shqiptare të Baskebollit;

SIGAL UNIQA është sponsor i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Basketbollit;

SIGAL UNIQA është sponsor gjeneral i Superligës së femrave në futbollin e Kosovës që mban emrin “SIGAL SUPERLIGA E FEMRAVE”;

Liga Ballkanike e Basketbollit u riemërua “SIGAL UNIQA Ballkan League” falë bashkëpunimit disa-vjeçar me kompaninë;

SIGAL UNIQA ka mbështetur financiarisht kampionët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj;

SIGAL UNIQA ringriti klubin e basketbollit Valbona dhe e shpalli kampione për 5 vite rresht;

SIGAL UNIQA ka mbështetur alpinizmin për disa vite dhe alpinistë profesionistë;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Aeronautikën Shqiptare me aktivitetin “Albania Open”;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e vollejbollit;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e parë ndërkombëtar të Shahut;

SIGAL UNIQA ka mbështetur Kampionatin e Çiklizimit si dhe shumë e shumë aktivitete të tjera sportive brenda e jashtë vendit;

SIGAL UNIQA ka sponsorizuar edhe Federatën Shqiptare të Snooker-it për organizimin e Kampionatit Europian të Snooker-it që u zhvillua në Shengjin në datat 7-19 Qershor 2022;

SIGAL UNIQA gjithashtu ka ndërtuar fusha basketbolli për të rinjtë në Tiranë dhe qytete të tjera ndërsa kontribuon çdo vit në zhvillimin e basketbollit në të gjithë vendin;

KOMPANIA MË E MADHE DHE MË E BESUAR E SIGURIMEVE

Prej më shumë se 24 vjetësh në tregun e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, qëndron në krye të tij duke zënë rreth 30% të tij, në të cilin operojnë 12 kompani sigurimesh,.

SIGAL UNIQA, e vetmja kompani e licensuar për të gjitha klasat e sigurimit, është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompanisë lider në Europën Qendrore dhe Lindore në fushën e sigurimeve dhe investimeve.

Grupi UNIQA

Grupi UNIQA është një nga kompanitë kryesore të sigurimeve në Austri dhe Evropën Qendrore dhe Lindore.

Rreth 21,000 punonjës dhe partnerë ekskluzivë u shërbejnë mbi 16 milionë klientëve në 18 vende.

Me një market-share prej rreth 21%, UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri, ndërsa që prej vitit 2007 që erdhi edhe në Shqipëri është kompania më e madhe dhe më e besuar.

SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që ashtu si mbi 1 milion klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut edhe sportistët, përfshirë edhe Kombëtaren, i besojnë SIGAL UNIQA-s. Ndërsa mbështetje për sportin dhe sportistë të ndryshëm do të vijojë edhe në të ardhmen.

SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që, ashtu siç ka bërë gjatë këtyre 24 viteve, do vijojë të jetë një mbështetëse e fortë e Sportit pasi përkon edhe me vetë slloganin e kompanisë “Jetojmë më mirë së bashku”. Dhe me të vërtetë, me sportin jetohet shumë më mirë.

Për arsyet e sipërpërmendura dhe jo vetëm, SIGAL UNIQA ka sponsorizuar ndërtimin e disa fushave sportive në Tiranë dhe rrethe të tjera të vendit, të cilat janë shndërruar në pika referimi për grupe të rinjsh apo familje për të kaluar disa orë të shëndetshme.

Një prej tyre është ngritur edhe në zemër të kryeqytetit, përballë Piramidës, ndërsa një tjetër në rrugën “Mine Peza”. Këto ambjente përdoren në çdo orë të ditës nga fëmijë dhe të rinj.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat