18.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEdhe Turqia njeh patentat shqiptare

Edhe Turqia njeh patentat shqiptare

Në fillim të pranverës, shtetasve shqiptarë që jetojnë në Turqi, do t’ju njihen patentat që kanë marrë në Shqipëri çka do të jetë e vlefshme dhe për shtetasit turq që jetojnë në vendin tonë.

Parlamenti turk ka miratuar marrëveshjen për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të makinave, hap për të cilin ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka falenderuar homologun e tij, Hakan Fidan gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Tiranë, si pjesë e një turi rajonal.

“Përshëndesim miratimin nga Parlamenti turk dhe mirëpresim hyrjen sa më parë të saj në fuqi”.

Vizita e Fidan në Tiranë u shfrytëzua për të zhvilluar dhe takimin e dytë të grupit të dialogut politik mes dy vendeve, një mekanizëm që ka nisur të funksionojë 2 vite më parë.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik, investimet turke në Shqipëri llogariten në 3.7 miliardë Euro, ndërsa shkëmbimet tregtare në 760 milionë Euro.

Afro 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompani turke që zhvillojnë biznesin në vendin tonë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat