5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjithmonë shpresat te shteti?! Të dëmtuarit e tërmetit në Durrës dalin në...

Gjithmonë shpresat te shteti?! Të dëmtuarit e tërmetit në Durrës dalin në protestë

Banorët e lagjes nr.5 në qytetin e Durrësit, të prekur nga tërmeti i tre viteve më parë, janë ngritur ditën e sotme në një protestë pas pakënaqësive për rindërtimin e banesave të tyre.

Prej tre vitesh, që nga 26 nëntori 2019, ata kanë mbetur pa shtëpi.

Kërkesa e tyre kryesorë është ndërtimi i shtëpive aty ku kanë qenë dhe jo në një lagje tjetër.

Në informacionin që iu është dhënë banorëve, ndërtesat e reja do të jenë në zonën e Spitallës çka ka sjellë pakënaqësinë e banorëve.

Një tjetër kërkesë që ata kanë është bonusi i qerasë, të cilën kanë disa muaj që nuk e marrin.

Në të njëjtën situatë të vështirë me banorët e lagjes nr.5 në Durrës janë edhe shumë familje të tjera në zona të ndryshme të vendit.

GJITHMONË SHPRESAT TE SHTETI?!

Ndodh një zjarr, tërmet apo përmbytje dhe me mijëra familje mbeten në qiell të hapur, pa asnjë mundësi për të rindërtuar nga e para banesat.

Siguracion s’kanë, gjendja ekonomike nuk i lejon të rikthehen në gjendjen fillestare, dhe kështu  familja mbetet e rrënuar për gjithë jetën.

Praktika botërore janë shembulli më i mirë për Shqipërinë, ku këto rreziqet janë katastrofat natyrore janë të detyruara me ligj që të sigurohen. Mjafton që këto praktika pune të implementohen edhe te ne me format e realizimit që mund të jenë të ndryshme.

Një nga mënyrat efikase do të ishte që shteti ta marrë vetë përsipër që t’i mbulojë këto katastrofa, duke blerë rreziqet nga kompanitë e sigurimeve në Shqipëri. Këto të fundit janë të risiguruara dhe bashkëpunojnë me disa nga kompanitë më me emër në botë duke dhënë mundësinë për të mbuluar katastrofat natyrore të të gjitha përmasave në vend.

Mënyra tjetër është që shteti të ndërtojë një ligj, ashtu siç ka ndodhur në Turqi, në Greqi, në Rumani, në Poloni dhe pothuaj në të gjithë Europën, ku sigurimi i banesave është i detyrueshëm.

Shqipëria ka nevojë për një ligj, i cili do të ndërtonte një mbrojtje kolektive të gjithanshme për të gjithë vendin.

Realizimi i njërës prej platformave të sipërpërmendura, do të shmangte përfundimisht përgjegjësinë e shtetit ndaj qytetarëve, do t’i jepte një frymëmarrje buxhetit të shtetit, ekonomia e vendit do të ringrihej dhe qytetari do të ishte i pavaruar nga shteti.

ÇMIMI I SIGURACIONIT TË SHTËPISË, I PËRBALLUESHËM NGA TË GJITHË

Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë edhe pse çmimi është fare minimal, duke nisur nga 5,000 Lekë në vit.

Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi. Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

Sigurimet as nuk i parashikojnë dhe as nuk i parandalojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë pronën tuaj, shtëpi apo biznes, financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve.

PAVARËSIA QË TË FAL SIGURACIONI

Siguracionet e bëjnë qytetarit të pavarur, me personalitet dhe të mbuluar financiarisht në çdo lloj situate.

Një qytetari europian i mjafton të dijë kompaninë e sigurimit ku ka siguruar automjetin, pronën, shëndetin etj dhe për çdo paraqitet menjëherë atje dhe nuk ka nevojë të dijë as kush është partia në pushtet, kush është kryeministri, kush është ministri apo kryetari i bashkisë që të shkojë e të qëndrojë para zyrave të tyre për ndihmë.

Sigurimet e bëjnë një qytetar të pavarur ndaj dhe atij nuk i intereson asgjë tjetër veçse kompania ku është siguruar.

Ai nuk ka nevojë të sorollatet zyrave të shtetit për kompensim, siç ndodh rëndom në Shqipëri, por gjithçka ia kompenson kompania e sigurimit konform kontratës që kanë lidhur palët.

Edhe ne, shqiptarët, nëse duam që të jemi pjesë e Bashkimit Europian, fillimisht duhet të mësojmë ti bëjmë siguracionet pjesë të kulturës tonë.

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat