2.5 C
Tirana
Monday, February 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE martë tersi/ Tjetër aksident në vend, përplasen dy makina në aksin...

E martë tersi/ Tjetër aksident në vend, përplasen dy makina në aksin Cërrik-Gramsh

Një aksident me tre persona të lënduar ka ndodhur këtë pasdite në aksin Cërrik-Gramsh.

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Kaçivel, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. M., 25 vjeçe, banuese në Gramsh.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi S. B. dhe shtetasi D. K. (pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin S. B.), si dhe shtetasja B. M. (pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen K. M.), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat