19.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE keqja ndodh sa hap e mbyll sytë/ Përmbytjet në Itali shkaktojnë...

E keqja ndodh sa hap e mbyll sytë/ Përmbytjet në Itali shkaktojnë dëme të mëdha në banesa, biznese dhe automjete

Moti i keq ka pushtuar disa rajone të Italisë, por më e goditura prej tyre është Emiglia Romagna, ku autoritetet kanë dhënë “alarmin e kuq”.

Prej 48 orësh atje, sipas tyre, ka rënë më shumë shi sesa në katër muaj të marrë së bashku nga janari në prill.
Lumenj që dalin nga shtrati, rrugë të përmbytura, shkolla të mbyllura: kështu paraqitet aktualisht situata në zonë sipas mediave vendase.

 

Probleme ka pasur dhe me qarkullimin në disa linja hekurudhore, përfshirë atë Bolonja-Rimini.

Më shumë se 250 persona janë evakuar në Ravennate, 100 të tjerë në territorin e Faenzas për shkak të vërshimit të ujrave e dhjetëra në Biancanigo di Castel Bolognese.

Një 80 vjeçar humbi jetën në orët e para të ditës, i rrëmbyer nga uji në Castel Bolognese. Po këtu u regjistrua shembja e një shtëpie për shkak të rrëshqitjes së tokës ku një person konsiderohet i zhdukur.
Moti i keq nuk ka kursyer as VIP-at: në një lidhje direkte Gianni Morandi rrëfeu se i është përmbytur shtëpia, e për këtë arsye, sic shpjegoi ai, nuk kishte mundur të shkonte si i ftuar në programin “VivaRai2”.
 

LEXO EDHE: Breshëri sa një top bejsbolli shkakton dëme të mëdha/ KASKO, siguracioni që mbron makinën tuaj nga katastrofat natyrore

Sigurimi i Pronës, një shërbim në dobi të financave të çdo familje

Sigurimi i pronës, ende nuk shihet si nevojë për financat e çdo familje shqiptare, duke reflektuar kështu kulturën e ulët të sigurimit të saj në vend.

Sa herë ndodhin përmbytje, zjarre, tërmete, pra fatkeqësi natyrore, vëmendja përqendrohet tek hartimi i menjëhershëm i projekt ligjit për sigurimin e detyrueshëm të pronës, por që deri më tani nuk është realizuar asgjë konkrete.

Ndërgjegjësimi për të paguar një sigurim prone (shtëpi,biznes etj) është ende në shkallë të ulët në vend ndërsa ekspertët e tregut të sigurimeve theksojnë se është jetike krijimi i një kulture sigurimi për pronën, në mënyrë që edhe qytetarët të kuptojnë se tarifa që do të paguajnë nuk është një taksë vjetore e detyrueshme por një shërbim në dobi të financave të çdo familje.

LEXO EDHE: Ponari: Duhen mekanizma rregullues nga shteti që e çojnë qytetarin drejt sigurimit nga fatkeqësitë

E dinit që Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet?

Sipas revistës “Nature”, Shqipëria është një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet.

Vendi ynë renditet në vendin e 20-të në botë për nga përqindja e popullsisë në rrezik.

Rreziku për Shqipërinë është theksuar edhe në një raport të Bankës Botërore ku shkruhej se fatkeqësitë natyrore në vendin tonë, si stuhitë e forta dhe përmbytjet, po bëhen më të shpeshta, të paparashikueshme dhe të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Ndryshimet klimatike pritet të rrisin rrezikun dhe intensitetin e përmbytjeve dhe reshjeve, duke çuar në rritjen e rrezikut të humbjeve të jetës, dëmtimit të pronave dhe infrastrukturës nga përmbytjet e drejtpërdrejta dhe/ose rrëshqitjet e dheut dhe erozioni i tokës”.

Gjithashtu bëhet me dije se më shumë se 4 mijë ngjarje fatkeqësish janë regjistruar në Shqipëri nga viti 1851 deri në 2013, ku shumica (33%) janë ngjarje meteorologjike, të ndjekura nga ngjarjet klimatologjike (22%), hidrologjike (21%) dhe rrëshqitjet e tokës (14%) Pjesa e mbetur, rreth 10%, ishin ngjarje gjeofizike, biologjike dhe teknologjike.

LEXO EDHE86% e territorit të Shqipërisë e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore/ Siguracionet që mbrojnë pronën dhe automjetin tuaj

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat