15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet9% më shumë se një vit më parë/ Pse gjithmonë e më...

9% më shumë se një vit më parë/ Pse gjithmonë e më shumë shqiptarët ia besojnë SIGAL UNIQA-s Sigurimin e Pronës

Autoriteti i Mbikqyrjes Financare publikoi pak ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 3-mujorin e parë 2023.

Edhe pse tregu mbetet i orientuar tek Sigurimet e Detyrueshme, sërish primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-mars 2023 arritën rreth 2,395 milionë lekë, 34.59% më shumë se e njëjta periudhë me vitit 2022.

Sipas AMF, primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-mars 2023, patën një rritje me 35.56%  kundrejt periudhës janar-mars 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë 3-mujorit të parë 2023 u siguruan mbi 1,273 milionë lekë të ardhura në tota ku vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 63.47%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 27.70% të totalit.

Në portofolin “sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës”, në janar-mars 2023, vihet re një rritje prej 40.65% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 7.41% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nëse ndalemi tek 8 kompanitë që operojnë në Sigurimet e Jo-Jetës, SIGAL UNIQA Group Austria jo vetëm që ruan lidershipin në treg, si brandi më i madh dhe më i besuar, por ka regjistruar edhe rritjen më të madhe krahasuar me periudhën janar-mars 2022.

NDARJA E TREGUT JANAR-MARS 2022

NDARJA E TREGUT JANAR-MARS 2023

 

Nëse në janar-mars 2022, SIGAL UNIQA ishte sërish e para në treg me 37,55% të tij, në 3-mujorin e parë 2023 ka regjistruar një rritje me afro 9% duke shkuar në 47%.

8 kompanitë në total numërojnë 808,270,000 Lekë prime të shkruara, ndërsa vetëm SIGAL UNIQA regjistron gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti 379,725,000 Lekë prime të shkruara.

Por përse shqiptarët gjithmonë e më shumë ia besojnë pronat e tyre kësaj kompanie?

  1. Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të mëdhenj të sigurimeve në Evropë
  2. Bashkëpunuese me kompanitë më të mëdha të risigurimeve në botë duke mundësuar mbulim për çdo ngjarje të papritur, në çdo cep të Shqipërisë
  3. Sigurimi i Shtëpisë nis nga 5,000 Lekë në vit ose rreth 25 Lekë në ditë
  4. Sigurimin e Shtëpisë mund ta blesh edhe online në sigal.com.al
  5. Në mbi 24 vite të ekzistencës së saj në treg ka paguar mbi 400 milionë euro dëme
  6. Gjatë tërmeteve të vitit 2019 pagoi tek klientët e saj rreth 20 milionë euro dëme duke mundësuar rikthimin e pronave të tyre në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.
  7. Pas zjarrit që i shkrumboi totalisht, Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri Skampa në Elbasan u rikthyen në gjendjen e mëparshme falë siguracionit në SIGAL UNIQA. Madje, më të bukura se më parë.
  8. Me Sigurimin e Pronës online në SIGAL UNIQA, bëheni automatikisht pjesë e Shorteut “Sigurohu Online dhe Fito”, i cili dhuron çdo muaj dhurata të ndryshme.
  9. Bashkë me Sigurimin e Pronës, SIGAL UNIQA ju mund të përfitoni edhe nga shërbime novatore si “TeleShëndet” apo “SIGAL UNQIA AutoSOS”.
  10. Lidere në tregun e sigurimeve në Shqipëri që prej shkurtit 1999.

LEXO EDHEMë e madhja dhe më e besuara mes 12 kompanive/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA ze 30% të tregut të sigurimeve

Do edhe ti të sigurosh shtëpinë apo biznesin tënd? Merr një ofertë tani duke shkruar në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected] ose [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat