11.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE diela e parë e çdo muaji, ditë pa makina në gjithë...

E diela e parë e çdo muaji, ditë pa makina në gjithë vendin

Duke nisur nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Vendimi u bë i ditur nga ministrja Mirela Kumbaro përmes një komunikimi në Facebook.

Kumbaro tha se dita pa makina do të shtrihet në qytetet kryesore të 12 qarqeve të vendit dhe është një thirrje për veprim, kursim dhe mjedis më të pastër.

“Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat