8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore"Duhet unitet në trajtimin e migracionit të paligjshëm", mblidhet Samiti i Ballkanit...

“Duhet unitet në trajtimin e migracionit të paligjshëm”, mblidhet Samiti i Ballkanit Perëndimor në Berlin

Austria ka kohë që po përpiqet të frenojë migrimin e paligjshëm dhe kontrabandën e emigrantëve. Në të ashtuquajturin “Procesi i Berlinit” sivjet u diskutua për situatën në Ballkan, veçanërisht për çështjen e migracionit, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin, ministrat e lartë evropianë diskutuan situatën e migracionit në Ballkanin Perëndimor. Karner këmbënguli se lufta kundër trafikantëve ishte përparësia kryesore. Tema të tjera kryesore të “Procesit të Berlinit” ishin lufta kundër migracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Samiti u fokusua në shtrëngimin e vizave nga shtetet e Ballkanit Perëndimor ndaj vendeve të treta si India apo Tunizia.

“Ne kemi nevojë për unitet në luftën kundër migrimit të paligjshëm si dhe në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore,” u shpreh Ministri i Brendshëm Gerhard Karner, i cili foli në favor të “mbrojtjes së vazhdueshme të kufijve të jashtëm të BE-së dhe një politike të qëndrueshme kthimi” gjatë bisedimet e përbashkëta me Komisioneren e BE-së për Punët e Brendshme Ylva Johansson dhe ministra e zyrtarë të lartë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat