18.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDuhanpirja në Shqipëri, 4 deri në 5 mijë shqiptarë vdesin nga duhani...

Duhanpirja në Shqipëri, 4 deri në 5 mijë shqiptarë vdesin nga duhani çdo vit

Në shqipëri numri i personave që humbin jetën për shkak të konsumit të duhanit është rritur.

Në paraqitjen e të dhënave ekspertët theksojnë se nëse nuk merren masa deri në vitin 2030 vdekjet do të jenë edhe më shumë të larta.

Rreth 8 milionë persona vdesin çdo vit në botë nga duhanpirja. Në vendin tonë rreth 22% është niveli i vdekshmërisë. 4 deri në 5 mijë shqiptarë vdesin nga duhani çdo vit në vendin tonë“.

Burrat janë ata që konsumojnë duhan, ndërsa shqetësim mbetin adoleshentët.

“Rreth gjysma e meshkujve në Shqipëri pijnë duhan”.

Një tjetër shqetësim mbetet nisja e cigares elektronike në moshë të vogël.

“Shumica e duhanpirësve fillojnë të pijnë duhan para moshës 18 vjeç”.

Edhe pse gjatë dekadave ka një rënie të numrit të konsumatorëve, ekspertët kërkojnë rritjen e çmimit si një masë që do të ndikojë në lënien e duhanit.

LEXO EDHE: Check UP sipas Protokollit Japonez? Tanimë i realizueshëm edhe në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat