2.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreDonte të përfitonte 3 milionë dollarë nga siguracioni, arrestohet pronari i argjendarisë

Donte të përfitonte 3 milionë dollarë nga siguracioni, arrestohet pronari i argjendarisë

Një argjendar në Sydney të Australisë akuzohet se ka organizuar një grabitje në një nga dyqanet e tij në vend për të mashtruar kompaninë e  sigurimit dhe për të përfituar më shumë se 2.8 milionë dollarë.

Sipas policisë, 65-vjeçari u ka thënë autoriteteve se ai dhe punonjësit e tij janë kërcënuar nga dy persona të panjohur, të cilët kanë hyrë në një dyqan që ai ka në Sydney duke pretenduar se janë klientë.

Një nga sulmuesit plagosi me thikë një punonjës, ndërsa ata kërkuan të hapej kasaforta. Pasi kanë marrë shumë bizhuteri të shtrenjta, kanë lidhur “Germani Jewellery” dhe stafin e tij dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Anëtari i stafit që u plagos në sulm nuk ishte në dijeni të planit.

Ata e kërcënuan me thikë dhe i lidhën këmbët dhe duart me kabllo, ai besonte se ishte një grabitje e vërtetë”, thanë zyrtarët.

Muajin e kaluar, policia arrestoi dy nga të dyshuarit në lidhje me grabitjen. Mirëpo, siç tha një zyrtar, “diçka nuk dukej në rregull” dhe për pasojë hetimet vazhduan duke çuar në arrestimin e pronarit.

Kujdes!

Mashtrimi në Sigurime përbën vepër penale edhe në Shqipëri, sanksionuar në Kodin e Procedurës Penale, Neni 145.

“Mashtrimi në sigurime

Paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat