25.5 C
Tirana
Sunday, May 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAksident tragjik në Itali, 24 vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes së...

Aksident tragjik në Itali, 24 vjeçari shqiptar humb jetën pas përplasjes së makinave

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga një aksident automobilistik në Itali. Mësohet se viktima është Qerim Gjepali.

Mediat e huaja bëjnë me dije se i riu, i lindur në Durrës, u aksidentua mbrëmjen e së dielës në udhëkryqin mes via Graziadei dhe via Banfi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 kur makina Mercedes CLK në të cilën po udhëtonte 24-vjeçari Qerim Gjepali, banues në Massa Lombarda (Ravena), u përplas me një pemë. Përplasja e fortë shkaktoi vdekjen e menjëhershme të 24-vjeçarit shqiptar.

Të plagosur mbetën dhe dy persona të tjerë, një 23-vjeçar shqiptar dhe një 19-vjeçar me origjinë nga Rumania. Të dy ndodhen ende në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat