23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDigjet fabrika në Elbasan/ Sigurohu dhe puno i sigurt

Digjet fabrika në Elbasan/ Sigurohu dhe puno i sigurt

Një fabrikë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në Elbasan.

Në objektin që ndodhet pranë ish-kombinatit metalurgjik, prodhohej sfungjer.

Punonjësit janë evakuuar dhe fatmirësisht, askush nuk është lënduar.

Ndërkohë, nuk dihen dëmet e shkaktuara si pasojë e zjarrit, që ka shkaktuar dhe ndotje mjedisore, teksa shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën.

Rëndësia e Sigurimit

Sigurimi i biznesit është tepër i rëndësishëm. Edhe nëse keni një biznes të konsoliduar nëse nuk jeni te siguruar ju mund të përballeni me rrezikun real që të paguani nga xhepi çdo dëm të shkaktuar dhe në varësi të tij mund të rrezikoni mbylljen e aktivitetit tuaj.

Ja disa nga policat kryesore të sigurimit që mbulojnë financiarisht biznesin dhe investimin tuaj:

1- Sigurimi i Pronës

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj. Ky lloj sigurimi biznesi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

2– Sigurimi i makinerive

Polica e sigurimit të makinerive mbron biznesin tuaj nga kostot e larta të riparimit në rast defektesh të rënda, apo dëmtimi, si dhe ju mbron në rast se jeni të detyruar të ndërprisni aktivitetin tuaj për një periudhë kohe, në pritje të riparimit. Në varësi të llojit të makinerive, rreziqeve specifike ndaj të cilëve janë të ekspozuara si dhe të vlerës së tyre monetare, ekspertët e sigurimit, bëjnë vlerësimin dhe përcaktojnë policën e përshtatshme për biznesin tuaj.

3- Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre. Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar.

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë.

Për më shumë informacion rreth paketave të sigurimit që ofron SIGAL UNIQA për bizneset dhe jo vetëm mund të klikoni www.sigal.com.al mund të komunikoni me specialistët tanë në Whatsapp 068 606 2829 ose vizitoni çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.

Siguracionet rrisin personalitetin dhe na falin pavarësi. Kur është i siguruar, qytetarit i intereson vetëm kompania e sigurimit. Ai paraqitet pranë kompanisë me kontratën e firmosur nga palët dhe dëmshpërblehet për dëmin e pësuar pa qenë nevoja t’ia shtrijë dorën askujt.

Asnjë nga ne nuk mund të parashikojë fatkeqësitë me të cilat mund të përballemi por një gjë e kemi në dorë: të sigurojmë veten, shtëpinë, biznesin dhe gjithcka me vlerë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat