14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDestinacioni i preferuar turistik/ "RTL Nieuws" për Shqipërinë: ‘Holandezët duan një përvojë...

Destinacioni i preferuar turistik/ “RTL Nieuws” për Shqipërinë: ‘Holandezët duan një përvojë autentike’

E radhës nga mediat ndërkombëtare që i bën jehonë turizmit në Shqipëri është media holandeze “RTL Nieuws” e cila hapet me titullin kryesor; “Destinacioni popullor i pushimeve në Shqipëri: ‘Holandezët duan një përvojë autentike”.

A do të jetë Franca, Spanja, Italia apo Shqipëria?

Sipas agjencive të ndryshme turistike holandeze, Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor pushimesh. Që nga regjistrimet e reality showt me te famshem ‘Wie Is De Mol?’ vitin e kaluar, vendi ynë është aq i popullarizuar sa disa agjenci udhëtimesh janë mbushur plot me prenotime.

Shqipëria është një përvojë unike dhe destinacion i preferuar i turistëve nga Holanda dhe kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50% më shumë sipas medias holandeze.

LEXO EDHE:  Shqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar për turistët e huaj. Por sa të gatshëm jemi për të përballuar një fluks turistik?

“Reality show më i ndjekur në Holandë ‘Wie is de Mol?’ regjistrimet e të cilit u zhvilluan në destinacionet më të bukura të vendit tonë, ngjalli mjaft kuriozitet në sytë e publikut holandez, duke e kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më të preferuara për t’u vizituar”.

Sipas medias “RTL Nieuws”, gjithnjë e më shumë turistët holandezë po kërkojnë diçka ndryshe nga destinacionet e zakonshme dhe duan një përvojë  autentike.

“Kultura, tradita, bujaria, mikpritja, uji  i kristaltë, ajri i pastër, Alpet e larta, kaltërsia e Adriatikut dhe Jonit, trashëgimitë kulturore të mbrojtura nga UNESCO si dhe kulinaria e pasur e kanë kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më unike për t’u vizituar, një përvojë autentike jo vetëm për turistët holandeze, por për turistët nga e gjithë bota”, shkruhet ne artikull.

Shqipëria sipas prestigjiozit holandez “RTL” ka edhe një avantazh të madh për shkak të distancës jo të largët me avion nga Holanda.

LEXO EDHE: Mirë se vini në Atdhe! Emigrantë, si të shijoni plotësisht pushimet tuaja në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat