20.5 C
Tirana
Tuesday, August 16, 2022
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDepozitat bankare u shtuan me 101 mln euro në qershor/ Mos i...

Depozitat bankare u shtuan me 101 mln euro në qershor/ Mos i lini paratë tuaja të flenë

Depozitat bankare në Euro gjatë muajit qershor shënuan rritjen më të lartë qysh prej gushtit të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, totali i depozitave në këtë monedhë u shtua me 101 milionë Euro në një muaj, rritja mujore më e lartë qysh prej gushtit të kaluar.

Rritja e depozitave në Euro ishte e shpërndarë mes individëve dhe bizneseve, ndërkohë që u përqendrua kryesisht në llogari dhe depozita pa afat, tendencë kjo e përvijuar qartë në vitet e fundit, për shkak të normave të ulëta të interesit.

Pse Fond Pensioni dhe jo bankë?

Nga vetë emri është Fond Pensioni që nuk mund të përdoret për qëllime të tjera.

Ju mund të tërhiqni shumën e depozituar:

5 vjet para moshës së daljes në pension;

gjatë moshës së pensionit;

në rast humbjeje aftësie për punë në mënyrë të përhershme.

Normalisht paratë mund të tërhiqen edhe më përpara por kundrejt penaliteteve të përcaktuara në ligj që vlejnë për çdo Fond Pensioni në Shqipëri.

Gjithashtu ofron depozitim të shumave të vogla nën minimumin e kërkuar të depozitave, të bonove dhe obligacioneve dhe mundësia e kryerjes së pagesave në mënyrë automatike çdo muaj.

Bankat kanë të sigurara depozitat deri në 2.5 milionë lekë ndërsa Fondet Vullnetare të Pensioneve i kanë të sigurara në total asetet e anëtarëve. Ndaj shumë kanë tërhequr depozitat e tyre bankare dhe kanë investuar në Fond ku edhe interesat e fitimit janë më konkuruese  .

PSE FONDI SIGAL?

Kompania që kryeson tregun është Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL që zotëron rreth 45% të tregut të pensioneve vullnetare duke ofruar interesa deri edhe në 4% ndër vite.

Në Fondin SIGAL çdokush mund të gjejë formulën që i përshtatet pasi ka 5 lloje pensionesh dhe 7 opsione investimi, të krijuara për ti dhënë mundësinë gjithëkujt.

Por ka dhe më shumë, Fondi SIGAL, duke qenë pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, kujdeset vazhdimisht për anëtarët e tij duke dhuruar bonuse fantastike në siguracionet e pronës, shëndetit apo automjetit.

Përfitimet dhe benefitet financiare të pensioneve vullnetare te Fondi SIGAL:

  • Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
  • Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL vlerësohet si shpenzim i zbritshëm për qëllim tatim mbi fitimin.
  • Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
  • Në rast fatkeqësie, pensioni nuk ndërpritet por i kalon trashëgimtarëve.

LEXO EDHEAMF: Fondet e investimit nga vendet e BE-së mund të tregtohen edhe nga Shoqëritë Administruese të licencuara në Shqipëri

Sa duhet të paguaj Fondin SIGAL?

Sa të dëshironi! Shuma minimale e kontributit fillon nga 1.000 lekë në muaj. Sa më herët të fillojë kontributi aq më i mirë është investimi dhe si rrjedhojë edhe përfitimi në moshën e pensionit.

Kjo duket qartë në shembullin e mëposhtëm:

Për 10 vjet kontribut me 5.000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 10 vjet, me 8200 lekë dhe fitimi nga investimi është 384.000 lekë, ndërsa për 25 vjet kontribut me 5.000 lekë në muaj, anëtari përfiton një pension po për 25 vjet 17.000 lekë, fitimi nga investimi është  2.580.000 lekë.

Ka ardhur momenti që të gjithë të mendojmë për të ardhmen tonë duke filluar nga SOT.

Për çdo pyetje ose paqartësi që mund të keni:

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: [email protected]

Tel: +35544511666

LEXO EDHE: Nga rrjeti mjekësor SIGAL te sigurimi KASKO i makinës/ Përfitimet e anëtarëve të rinj të Fondit SIGAL

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat