8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga sot lexim digjital për pasaportat në Rinas, procesi i ri zgjat...

Nga sot lexim digjital për pasaportat në Rinas, procesi i ri zgjat më pak se 30 sekonda

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” u inaugurua një terminal i ri, prej 5 mijë metër katrorë, pjesë e një investimi prej rreth 38 milionë euro të kryer në 1 vit e gjysmë.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama që nuk e fshehu pakënaqësinë me koncesionarin e mëparshëm.

“Sot, ky terminal i ri i ndërtuar në kohë rekord, i munguar prej shumë vitesh për shkak të një marrëveshjeje të mëparshme të trashëguar konçensionare me mjaft probleme dhe për shkak të një kompanie të huaj, e cila nuk i qëndroi korrekt detyrimeve, as për terminalin e ri, as për zgjatimin e pistës, as për lirimin e një numri të ri vendqëndrimesh të avionëve.”

4 milionë pasagjerë në gjysmën e parë të vitit është sipas Ramës një shifër jashtë çdo parashikimi dhe që lidhet me uljen e çmimit të biletave, rritjen e imazhit të vendit dhe njerëzve që duan të vizitojnë Shqipërinë.

“Shpresojmë që shumë shpejt të firmosim, pas një negociate të gjatë dhe jo të lehtë, edhe kontratën më të madhe për investimin më të madh strategjik në turizëm për Portin Turistik të Durrësit, do bëjë që ne ta kemi Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm në vitin 2030, pa as më të voglin diskutim.”

Rama tha se duke nisur nga sot, 1 gusht, për të gjithë qytetarët që disponojnë një pasaportë shqiptare, atë të Britanisë së Madhe, të vendeve të BE, të SHBA-së dhe Kanadasë, do të ketë lexim digjital të pasaportës. Ndërkohë, për qytetarët e vendeve të tjera leximi do të vijojë të jetë manual.

Kjo sipas kryeministrit do të sjellë shmangien e radhëve që ka qenë një sëmundje kronike në aeroport.

LEXO EDHE: Në botë asgjë nuk është falas/ Udhëtoni të qetë me SIGAL, “Shëndeti në Udhëtim” vetëm sa dy kafe

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat