2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDepozitat bankare/ Fieri, Elbasani dhe Tirana me rritjen më të ulët, Durrësi,...

Depozitat bankare/ Fieri, Elbasani dhe Tirana me rritjen më të ulët, Durrësi, Korça dhe Lezha në krye

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me depozitat sipas rretheve, për të kuptuar ato që kanë regjistruar ndryshime të mëdha në tremujorin e 3-të të këtij viti, krahasuar me periudhën para krizës.

Në shifrat e Bankës së Shqipërisë rezultojnë vetëm 8 rrethe, të cilat korrespondojnë edhe me 8 qarqe, ndërkohë që 4 të tjerat janë të klasifikuara si “të tjera”.

Por çfarë tregon analiza e shifrave?

Ndër 8 rrethet ose qarqet e marra në analizë, 7 prej tyre vihen re me rritje të stokut të depozitave bankare në tremujorin e 3-të, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, pra përpara se vendin ta godiste kriza e çmimeve.

Ndërkohë, vetëm njëri prej qarqeve rezulton të ketë tkurrje të depozitave, dhe ai është Fieri.

Depozitat bankare në Fier, në fund të 9-mujorit të këtij viti rezultojnë të jenë 0.21% më të ulta se fundi i vitit të kaluar. Në terma absolutë bëhet fjalë për rreth 1.6 miliardë lekë më pak në banka, ose rreth 14 milionë euro. Depozitat i referohen të gjitha segmentëve, pra si individëve, ashtu edhe bizneseve apo institucioneve qendrore e lokale.

Në vend të dytë, si qarku me rritjen më të ulët të depozitave bankare këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar, përpara krizës, është Elbasani, ku depozitat bankare janë rritur me vetëm 1.43% krahasuar me fundin e vitit të kaluar.

Ndjek në renditje kryeqyteti, me vetëm 3,42% rritje të kursimeve në banka. Këto tre qarqe duket të jenë më të goditurat nga kriza, të paktën bazuar në analizën e shifrave mbi depozitat bankare.

Në Korçë, depozitat bankare në fund të 9-mujorit janë 5.87% më të larta se fundi i 2021-shit.
Në Lezhë rezultojnë 6.62% mbi nivelin e fundivitit 2021, ndërsa në Durrës plot 8.44% më të larta.
Qarqet e “tjera” figurojnë me një rritje të depozitave prej 6%.
Kujtojmë se këto shifra i referohen vetëm parave në bankë, dhe jo parasë në total. Shifrat më të fundit nga Banka e Shqiprisë tregonin se paraja jashtë bankave ka rënë ndjeshëm gjatë shtatorit, ashtu si agregatët monetarë, ç`ka sinjalizon qartësisht se paraja po orientohet më shumë drejt bankave, ndoshta rrjedhojë e rritjes së normave të interesit, në një kohë që paraja në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve ka rënë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat