26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDalin në shitje biletat për Shqipëri-Kili. Ja ku mund ti blini

Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Kili. Ja ku mund ti blini

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për miqësoren e Italisë kundër Kilit.

Ndeshja miqësore do të luhet në stadiumin ‘Enio Tardini’, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45. Ndërsa biletat mund të blihen online në faqen FSHF ose KËTU 

LEXO EDHE: Bashkëpunimi SIGAL UNIQA-FSHF/ Duka: Nuk mund të gjejmë partner më të mirë; Ponari: I kënaqur dhe krenar!

Kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve. Kili është një nga ekipet kombëtare më me histori në Amerikën Latine, teksa ka fituar dy herë Copa America-n dhe ka marrë pjesë në disa finale të kampionatit Botëror të futbollit.

Sakaq, më 25 mars, Shqipëria do të luajë edhe miqësoren e dytë të këtij muaji, ndaj Suedisë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stokhomit, në ora 19:00.

Ndeshjet miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Evropianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Sylvinho do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat