18.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi privat i shëndetit dhe pronës/ Si të mbrojmë veten dhe shtetin...

Sigurimi privat i shëndetit dhe pronës/ Si të mbrojmë veten dhe shtetin nga kolapsi financiar

Shqipëria, ashtu si e gjithë bota, prej disa vitesh tashmë, po kalon një periudhë shumë të vështirë.

Sikur të mos mjaftonte tërmeti i vitit 2019 e më pas pandemia Covid-19, njerëzimi po përballet edhe me fatkeqësi të rënda natyrore që po lenë pas viktima, të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Raporti “Climate and Catastrophe Insight 2024“, publikuar nga Aon zbulon se 398 fatkeqësi natyrore të regjistruara gjatë vitit 2023, shkaktuan një humbje ekonomike prej 380 miliardë dollarësh gjatë vitit 2023 (2022: 355 miliardë dollarë), të nxitura nga tërmete të të pamëshirshme, stuhi të forta, përmbytje dhe zjarre në mbarë botën.

Humbjet globale të siguruara gjatë 2023-shit tejkaluan 100 miliardë dollarët, ose 31% të humbjeve totale. “Hendeku i mbrojtjes” ka qenë 69% (2022: 58%), fakt që nxjerr në pah urgjencën për të zgjeruar mbulimin në sigurim.

BOTA PO “MBINXEHET” – TEMPERATURA MË TË LARTA, STUHI MË INTENSIVE DHE ZJARRE/ NDRYSHIMET KLIMATIKE KËRCËNOJNË EDHE SHQIPËRINË

Bota jonë e mbinxehur, me gjasë do të thyejë për herë të parë një limit të rëndësishëm temperature. Shkencëtarët paralajmërojnë se ka një mundësi prej 66%, që të tejkalohet pragu i ngrohjes globale prej 1.5 gradë celsius, mes periudhës aktuale dhe 2027-s.

Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore plus “El Nino”, fenomen që pritet të trazojë globin në vijim.

Sipas parashikimeve, i gjithë kontinenti do të përballet me zjarre, stuhi, përmbytje etj.

Por sa e gatshme mund të jetë Shqipëria për të përballuar një tjetër fatkeqësi natyrore?

Vendi nuk e ka marrë ende veten nga tërmetet tragjike të 2019-ës, me qytetarë që enden ende zyrave të institucioneve shtetërore për të kërkuar riparimin e banesës apo një të re.

Edhe pse qeveria ka rindërtuar një pjesë të objekteve të dëmtuara, sërish ka ende shumë familje që presin me sytë nga qielli.

Pa harruar këtu edhe kostot financiare të përmbytjeve që godasin thuajse çdo vit vendin, kryesisht në zonën e nënShkodrës, Durrësit, Fierit apo Vlorës.

Të gjitha këto bëjnë që fatura që duhet të përballojë qeveria të jetë e lartë. Ndaj dhe duhet të hyjnë në lojë kompanitë e sigurimeve.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.

Këtë e tregon edhe analiza e fundit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Sigurimeve, sipas së cilës, aftësia paguese e SIGAL UNIQA Group Austria, solide dhe në tejkalim të kërkesave ligjore të AMF duke ofruar garanci dhe standard europiane për klientët e saj.

Por cilat janë shifrat e dëmeve të paguara nga SIGAL UNIQA, veçanërisht për tërmetet e vitit 2019 dhe rastet e Zjarrit?

Qytetarëve që kishin siguruar pronat në SIGAL UNIQA, kompania u pagoi rreth 20 milionë euro dëme, ndërsa shtëpitë e dëmtuara u kthyen në gjendjen e mëparshme në kohë rekord.

Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri SKAMPA në Elbasan janë dy shembuj që tregojnë korrektësinë e SIGAL UNIQA në pagimin e dëemve.

Dy objektet kulturore u shkatërruan plotësisht nga zjarri por falë sigurimit në SIGAL UNIQA u rikthyen në pak kohë në identitet dhe me ambjente akoma më moderne. Kompania pagoi 500 milionë lekë për kinemanë në Korçë dhe 320 milionë lekë për Teatrin në Elbasan.

Sa i përket dëmeve në prona, gjatë vitit 2023 SIGAL UNIQA pagoi tek klientët saj një dëm prej mbi 408 milionë lekësh.

Nga ana tjetër, edhe sëmundëshmëria dhe aksidentet e ndryshme janë shtuar së tepërmi duke bërë që në çdo moment spitalet dhe klinikat të jenë në kapacitetin e tyre maksimal.

Por kushdo që ka patur dhe ka një sigurim privat shëndeti në SIGAL UNIQA, i di shumë përfitimet e një vendimi të tillë.

Gjatë vitit 2023, në sigurimet e shëndetit SIGAL UNIQA pagoi afro 512 milionë Lekë dëmshpërblime.

Por nuk mungojnë as aksidentet automobilistike. Dëme për të cilat, SIGAL UNIQA gjatë vitit 2023 mbi 960 milionë Lekë.

Në 25 vite të ekzistencës së saj në treg, SIGAL UNIQA Group Austria ka paguar mbi 500 milionë euro dëmshpërblime.

Aftësia paguese janë një prej treguesve themelorë për një kompani sigurimi, të cilat klienti duhet ti shohë me vëmendje para se të sigurojë shëndetin, pronën, automjetin apo jetën.

Të gjitha kriteret e nevojshme plotësohen nga SIGAL UNIQA, pjesë e “UNIQA Insurance Group” dhe lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Këto janë disa prej arsyeve kryesore pse qytetarët shqiptarë duhet të sigurojnë shëndetin dhe pronën pranë kompanive private të sigurimit në mënyrë që dëmin e pësuar ta marrin në kohën e duhur dhe duke mos u sorollatur zyrave të shtetit në kërkim të ndihmave.

Nga ana tjetër, vetë shteti, duke nxitur qytetarët të sigurojnë privatisht pronën dhe shëndetin heq nga vetja një barrë të madhe financiare.

Në të kundërt, qeveria ose do duhet të rrisë kostot në arkën e shtetit, me qëllim grumbullimin e ndihmave për të rikuperuar pasojat e dëmeve. Shembulli pas tërmetit të nëntorit 2019 është ende i freskët.

Po jetojmë kohë të vështira ndaj një sigurim privat shëndeti dhe prone është investimi më i mirë i momentit…

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat