21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet nuk ndalen/ Banka e Shqipërisë: Rritja pritet të vijojë deri në...

Çmimet nuk ndalen/ Banka e Shqipërisë: Rritja pritet të vijojë deri në qershor

Rritja e çmimeve pritet të vijojë deri në qershor. Është ky vlerësimi që bën Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të Politikës Monetare.

Në analizën e institucionit mbikëqyrës bankar, në rritjen e deritanishme të inflacionit ka ndikuar kryesisht shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe karburantet. Të dhënat tregojnë se në dy muajt e fundit, inflacioni shënoi 3.7%, niveli më i lartë në një dekadë.

Banka e Shqipërisë parashikon që inflacioni të fillojë të normalizohet në gjysmën e dytë të këtij viti dhe të zbresë pranë objektivit të saj prej 3% vitin e ardhshëm. Megjithatë, kjo do të varet edhe nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare.
Duke analizuar ecurinë e deritanishme të ekonomisë, institucioni mbikëqyrës bankar vendosi të lërë të pandryshuar në 0.5% normën bazë të interesit për lekun. Pas reduktimit të riskut të pandemisë, niveli i lartë i inflacionit është shndërruar në rrezikun kryesor për rimëkëmbjen e ekonomisë.
Çmimet nuk ndalen, ushqimet u rritën edhe në janar
Familjet shqiptare po përballen me një rritje të mëtejshme të çmimeve në treg edhe këtë fillimvit. Instituti i Statistikave raporton se gjatë muajit janar, inflacioni qëndroi në nivelin 3.7%, rekord për dekadën.
Ushqimet, që zënë gjysmën e shpenzimeve në buxhetet familjare, udhëhoqën rritjen e çmimeve, duke u rritur me 7.2%, krahasuar me janarin e kaluar. Sipas tregtarëve, krahas mallrave që vijnë nga importi, rritje ka edhe për produktet vendase.
Një familjeje i nevojiten mesatarisht 3 mijë lekë më shumë në muaj për të përballuar rritjen e çmimeve. Shtrenjtimi është më i ndjeshëm te familjet me më pak të ardhura, që shpenzojnë më shumë për ushqime. Në këto kushte, qytetarët shprehen se jetesa po bëhet e papërballueshme.
Perimet, frutat, vajrat, mielli dhe buka janë produktet ushqimore me rritjen më të fortë. Ndërsa muajt e fundit, ky shtrenjtim po transferohet edhe te mishi, qumështi dhe nënproduktet. Paralelisht, shtrenjtimi i standardit të jetesës po ndihet edhe te karburantet dhe shërbimet.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat