21.5 C
Tirana
Friday, March 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇmimet e banesave u rritën me 9% vitin e kaluar, për Tiranën...

Çmimet e banesave u rritën me 9% vitin e kaluar, për Tiranën shtrenjtimi ishte 12.3%

Çmimet e banesave kanë vijuar rritjen edhe në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fischer i çmimit të banesave u rrit me 8.4%% krahasuar me gjashtëmujorin e parë dhe me 9% me bazë vjetore. Ky ndryshim tregon se, sidomos gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, rritja e çmimeve të banesave në vend është përshpejtuar ndjeshëm.

Megjithatë, duke iu referuar vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e çmimit të banesave rezultoi më e ngadalësuar, krahasuar me nivelin 11.3% të vitit 2020.

Tendenca e rritjes së çmimeve të banesave ka vijuar edhe për tregun më të madh të pronave në vend, atë të Tiranës. Çmimet e banesave në kryeqytet u rritën me 8.5% krahasuar me 6-mujorin e dytë 2020 dhe me 12.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për Tiranën, rritja vjetore e çmimeve rezultoi më e lartë krahasuar me nivelin 8.9% që ishte regjistruar gjatë vitit 2020.

Numri i njësive të shitura në zonat më të preferuara të kryeqytetit ishte dy herë më i lartë në krahasim me vëllimin e shitjeve të realizuara gjatë gjysmës së parë të viti. Për shkak të çmimeve më të larta të kësaj zone, ky zhvillim përfaqëson edhe faktorin kryesor pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të banesave gjatë periudhës.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë konfirmon se çmimet e pronave vazhdojnë të rriten, ndonëse me ritme disi më të ngadalta krahasuar me vitin 2020. Pritshmëritë e agjentëve të tregut janë përsëri optimiste për të ardhmen e afërt, pavarësisht zhvillimeve inflacioniste. Agjentët presin gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare.

LEXO EDHE: VIDEO/ Sigurimi i Pronës, më pak se një kafe në ditë

Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte, që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme dhe ndërtimin, shitjet e të cilave përfaqësojnë rreth 75%-80% të xhiros së tregut.

Në perceptimin e aktorëve të tregut, kredia bankare ngelet një faktor i rëndësishëm në mbështetjen e kërkesës. Sipas agjentëve, ashtu si periudhën e kaluar, rreth 30% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në gjysmën e rasteve kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës. Edhe statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë një rritje me ritme të shpejta të kredisë për blerjen e pronave nga individët. Vitin e kaluar, portofoli i kredisë hipotekare për individët arriti vlerën e 146 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 13%.

LEXO EDHEA më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat