15.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë?

Çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë?

Në një lidhje direkte për Klan News, meteorologu Hakil Osmani ka folur për ndryshimin e temperaturave që do të përfshijnë fundjavën.

Sipas tij, dita e sotme do të jetë në mbizotërim të motit të qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh e vranësirash.

Dita e sotme mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash më të dukshme këto në pjesën e dytë të ditës.

Sa i përket temperaturave të ajrit do të vijojnë të jenë të larta edhe ditën e sotme duke bërë që vlerat minimale të kenë regjistruar në qytetet e zonave malore deri në 1 gradë celsius, ndërsa maksimumet në 20 gradë celsius në orët e mesditës në qytete si Fieri, Durrësi, Vlora e Saranda.

Të shtunën era do të jetë më problematike me shpejtësi 75 km/orë në det të hapur dhe do të ketë problematikë sa i përket trafikut të detar, por jo vetëm. Sa i përket kushteve të motit do të kemi zhvillime, në orët e pasdites duke bërë që të ketë prezencë të reshjeve të shiut në mbrëmje. Sa i përket temperaturat e ajrit ditën e shtunë do të jenë të larta. Minimumet do të jetë të vlerës 2 gradë celsius në zonat malore, ndërsa maksimumet deri në 24 gradë celsius në rang territori.  Ditën e diel do të kemi rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të zbresin në 21 gradë , ndërsa në orët e para të mëngjesit në 1 apo 2 gradë celsius”, ka thënë meteorologu Osmani.

Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologu theksoi se do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshëm, edhe vranësira do të jenë prezentë, por do të jenë gjatë orëve të mbrëmjes. Ndërsa ditën e shtunë pritet që vranësirat në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të jenë më të shpeshta.

Dita e diel do të bëjë që Kosova dhe Maqedonia e Veriut të jenë në dominim të motit të qëndrueshëm me reshje shiu dhe herë pas herë në formën e rebeshëve.

LEXO EDHE: Top News: Me KASKO dhe “AutoSOS” nga SIGAL UNIQA, makina juaj e mbrojtur në Shqipëri dhe Europë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat