15.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetÇfarë përfitoni ju si punëdhenës nëse siguroni privatisht punonjësit tuaj?

Çfarë përfitoni ju si punëdhenës nëse siguroni privatisht punonjësit tuaj?

Sigurimi i punonjësve ofron përfitime financiare për punonjësit dhe shmang përgjegjësitë për pagesa nga ana e punëdhënësit nëse sëmundja apo aksidenti ndodhin në vendin e punës apo nëse punonjësi ka pasoja të cilat e rëndojnë fianciarisht.

Punonjësit janë asete në kompani, rekuperimi i tyre shëndetësor në mënyrë të përhershme dhe të shpejtë është një nevojë që lidhet me punën dhe vazhdimësinë e saj.

Cilat janë disa alternativa ekonomike të sigurimit të punonjësve?

Punonjëst e ekspozuar ndaj risqeve për aksidente si përshembull punonjësit e ndërtimit, minatorët, punonjësit e fasonerive apo sportistët, nëpërmjet një police sigurimi për këtë ngjarje, aksidentin, në rastin kur aksidenti ndodh, kanë këto përfitime financiare:

  1. Pagesë ditore për cdo ditë që punonjësi nuk punon, duke lehtësuar pagesën e pjesshme nga raporti i sigurimeve shoqërore;
  2. Pagesë të menjëhershme të barabartë me 2 ose 3 paga vjetore nëse nga aksidenti mbetet invalid nga aksidenti
  3. Pagesë të menjëhershme të barabartë me 2 ose 3 paga vjetore nëse nga aksidenti punonjësi humbet jetën

Po në rast se punonjësi im nuk është i ekspozuar ndaj aksidenteve por sëmuret, (psh me COVID), cfarë mbulimesh ofrohen?

Për punonjësit që kanë më së shumti kontakt me klientët, siç janë mjekët, infermierët, farmacistët, operatorët e transportit publik, punojësit e dyqaneve dhe supermarketeve, punonjësit e fasonerive apo ato të bareve e restoranteve

  1. Pagesë ditore për cdo ditë që punonjësi nuk punon nga infektimi me COVID që është e barabartë me pagën ditore të punonjësit;
  2. Rimbursim të ilaceve që rekomandon mjkeu
  3. Pagesë të menjëhershme të barabartë me 1,000,000 Lekë nëse nga COVID punonjësi humbet jetën

Nëse më duhet t’a thjeshtoj, sa më kushton mua si punëdhënës ky sigurim?

Ky sigurim ju kushton 800 – 1000 Lekë në muaj për punonjës. Për shembull, nëse keni një fabrikë me 500 punonjës, ju do të paguani shtesë për t’i siguruar ata 400,000 Lekë në muaj. Ashtu siç ndodh me skemat e sigurmit në shtet, kjo skemë mund të bashkëfinancohet ku edhe punonjësi të marrë pjesë në pagesën e çmimit.

A ka kompani sigurimi që me këto produkte sigurimi ofrojnë edhe shërbime të tjera utilitare?

Po, shërbime të tjera që kombinohen me sigurimet është platforma “TELESHËNDET“.

Lexo edhe: “Teleshëndet”, mjeku 24 orë me ju. Risia më e fundit nga SIGAL

Ju nuk do të keni nevojë të shkoni në spital për t’u konsultuar me mjekun, por do ta keni atë në telefon 24 orë dhe mund ta pyesni për çdo simptomë apo shqetësim që mund të keni si mund ti dërgoni online analizat apo ekzaminimet që mund të kryeni.

Në rast se nevojitet, mjeku mund t’ju rekomandojë edhe medikamentet nëpërmjet applikacionit “TELESHËNDET” dhe kështu ju do të evitoni çdo kontakt me spitalet apo me mjekun apo farmacistin.

Ky sigurim mund të blihet në të gjitha zyrat e SIGAL UNIQA në qytetin tuaj, online në https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/AntiCovid.aspx ose telefononi në numrin WhatsApp 0686062829.

Një njeri i shëndetshëm, një komunitet i shëndetshëm…

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat