15.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Në ju dhimbset jeta, vaksinohuni! Lëreni konspiracionin për vendet që ia kanë...

‘Në ju dhimbset jeta, vaksinohuni! Lëreni konspiracionin për vendet që ia kanë luksin

Nga Dr. Erion Dasho 
Izraeli, vendi lider në botë përsa i takon aftësisë për të siguruar informacion, ka vaksinuar 90% të popullsisë mbi 12 vjeç me një dozë, 82% me dy dhe rreth 25% me tre. Ushtria amerikane, më e forta në planet, e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-it.
Sipas konspiracionistëve shqiptarë dhe botërorë, as vendi me agjencitë më të afta të zbulimit në botë dhe as vendi me ushtrinë më të fortë në botë nuk paska “vizionin” dhe “aftësinë” për të kuptuar se vaksina “fut çipa”, “shkatërron ADN-në”, “shkakton vdekje”, “nuk ka asnjë efekt mbrojtës”, etj, etj…
Të dashur bashkëatdhetarë!
Nëse dikush preket nga COVID në Gjermani, SHBA apo Izrael, sistemi shëndetësor bën të pamundurën për ta shpëtuar duke i ofruar deri edhe mushkëri artificiale dhe transplant mushkërie!
Ju jetoni në një vend me sistem shëndetësor inekzistent që pak muaj më parë la mijëra shqiptarë të vdisnin në shtëpi dhe familjarët e tyre të kërkonin oksigjen në tregun e zi. Fatlumët u hipën avionëve apo u kuruan në spitalet private duke paguar dhjetëra mijëra euro. Një pjesë e madhe ishin shumë vonë dhe u kthyen të vdekur nga Italia e Turqia!
Nëse nuk e keni kaluar ende COVID-in dhe ju dhimbset shëndeti dhe jeta juaj, vaksinohuni!
Lëreni konspiracionin për vendet dhe shoqëritë që e kanë luksin ta diskutojnë atë…
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat