14.5 C
Tirana
Monday, May 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Burri aksidentoi makinën time, unë kam MINIKASKO, a përfitojmë?", rëndësia e emrit...

“Burri aksidentoi makinën time, unë kam MINIKASKO, a përfitojmë?”, rëndësia e emrit në policën e sigurimit

“Nëse burri aksidenton makinën time dhe unë kam MINIKASKO, a përfitoj?”, është një pyetje që na vjen në redaksinë e Sigurime.Online, të cilës do t’i japim përgjigje nëpërmjet këtij shkrimi.

Përgjigjja varet nga një fakt kyç: Nëse bashkëshorti juaj e ka të shkruar ose jo emrin në policën tuaj MINIKASKO.

MINIKASKO është një produkt shumë i zgjuar sigurimi të cilin e ofron SIGAL, i cili aktivizohet për dëmet materiale në mjetin shkaktar të një aksidenti, vetëm kur aksidenti ndodh në lëvizje, mjet me mjet dhe në rrugë automobilistike.

Siguruesi, (kompania e sigurimit) do të dëmshpërblejë të siguruarin deri në limitin maksimal të përgjegjësisë përcaktuar në Policën e Sigurimit, që do të thotë deri në shumën maksimale të shprehur në kontratë, për dëmet materiale të shkaktuar mjetit motorik në lëvizje.

Përfitues nga aktivizimi i MINIKASKO është drejtuesi i mjetit kur ky i fundit është personi i identifikuar si i siguruari/përdoruesi i përcaktuar si i tillë kontratën e sigurimit/policën e sigurimit.

MINIKASKO do të aktivizohet për të dëmshpërblyer dëmin material deri afërsisht 10 mijë euro, nëse drejtuesi i mjetit shkaktar ka emrin në policën MINIKASKO.

“I siguruari”, sipas kontratës së sigurimit nënkupton vetëm personin fizik natyror te specifikuar si i siguruar në policën e sigurimit.

Shtesë këtyre, rasti i sigurimit duhet të vërtetohet detyrimisht edhe me raportin e policisë, foto të mjeteve të përfshira në vëndngjarje, të vendit të ngjarjes si dhe skicën e vendit të
ngjarjes.

Kështu që, nëse bashkëshorti juaj nuk e ka emrin në policën MINIKASKO, ajo nuk do të aktivizohet dhe ju nuk do të përfitoni dëmshpërblim për dëmet në automjetin tuaj.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat