16.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKryesisht për blerje banesash/ Shqiptarët iu drejtuan më shumë bankave këtë fillimvit....

Kryesisht për blerje banesash/ Shqiptarët iu drejtuan më shumë bankave këtë fillimvit. Ç’duhet të dimë para marrjes së kredisë?

Në këtë fillimvit, si qytetarët ashtu edhe bizneset shqiptare trokitën më shpesh në dyert e bankave.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë tregojnë se 11 bankat tregtare dhanë 23.3 miliardë lekë kredi gjatë janarit, një rritje me 41.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas segmenteve kryesore të tregut, kredia e re shënoi rritje si për ndërmarrjet private, ashtu edhe për individët.

Kredia për ndërmarrjet private arriti në 16.7 miliardë lekë. Një rritje me 68.7% krahasuar me janar 2023. Është nevoja për likuiditet që e nxit këtë sektor të huazojë më shumë edhe në fillimvit teksa lidhin dhe kontratat e reja.

Nga ana tjetër individët morën më pak kredi se bizneset, por më shumë hua se janar 2023.

6.6 miliardë lekë ose një rritje me 8.1% regjistron kredia për individët e dhënë nga bankat në vend.

Qytetarët kryesisht u drejtuan bankave  për të blerë shtëpi.

POR ÇFARË DUHET TË DIMË PARA SE TË MARRIM NJË KREDI PËR SHTËPI?

Mos u mjaftoni me sigurimin e pjesës së kredituar nga banka! Ja pse duhet siguruar shtëpia në vlerën e saj të plotë

Duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë dhe zonat urbane rriten çdo vit, blerja e një apartamenti bëhet sfidë më vete. Sepse i shtohet dhe presioni i kohës për të mos mbartur edhe kostot e rritjes se çmimeve të tyre.

Dhe në këto raste, një mjet ndihmues është kredia bankare.

Kreditë për shtëpi janë produkti që edhe bankat reklamojnë dhe ofrojnë më së shumti. Por ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne sikurse është “Sigurimi i Shtëpisë” dhe të kuptuarit saktë se çfarë mbulon dhe dëmshpërblen në rast dëmtimi nga shkaqe të ndryshme qe citohen respektivisht në policën e sigurimit.

Shumë e rëndësishme është të kuptohet diferenca e “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vlerën reale të tij”.

Pse?

Banka ka siguruar kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia, kolateral garancie për pagimin e kredisë, dëmtohet atëherë kompania e sigurimit ka vetëm detyrim ti paguaj bankës kredinë tuaj. Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por ndërkohë jeni pa shtëpi!

Çfarë duhet të bëjmë?

Blini policën e sigurimit me mbulim vlerën e plotë të banesës apo biznesit tuaj.

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100 mijë euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja.

Kjo është e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

A më duhet “Sigurimi i Shtëpisë” nëse nuk kam më një kredi?

Nëse ju e keni blerë shtëpinë tuaj me kredi, banka ju kërkon të blini Sigurimin e Shtëpisë, e cila ju mbulon dëmet për shumën që jeni kredituar.

Por nëse ju e keni shlyer kredinë tuaj, a është e nevojshme të vazhdoni të keni këtë sigurim? Po. Për dy arsye shumë të rëndësishme!

Policia e Sigurimit të Shtëpisë është një mënyrë shumë e mirë për të mbrojtur shtëpinë tuaj dhe çfarë ka brenda saj.

Ky sigurim do tju ndihmojë të paguani zëvendësimin e dëmtimeve, përfshirë edhe në orenditë që mban shtëpia, qofshin moblije apo elektroshtëpiake nëse ato shkatërrohen nga zjarri apo tërmeti.

Sa i rëndësishëm është Sigurimi i Shtëpisë në Shqipëri?

Sipas ekspertëve, Shqipëria është një ndër vendet me veprimtari shumë të theksuar sizmike por edhe një nga vendet më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore.

Për këtë arsye, Sigurimi i Shtëpisë apo Biznesit tuaj është thelbësor për të shmangur të papritura që mund të rrënojnë financat tuaja.

Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet apo fatkeqësitë natyrore. Sigurimet ju rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara se të ndodhë dëmi. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.

Ku mund ta blejmë Sigurimin e Shtëpisë?

Në SIGAL UNIQA, kompania lider në treg, Sigurimi i Shtëpisë mund të kryhet:

  • në një kohë shumë të shkurtër në një prej zyrave të SIGAL, kudo në Shqipëri
  • ose ONLINE në vetëm 3 hapa

Sigurimi i Pronës mbulon dëmet nga:

  • Zjarri
  • Rrufeja
  • Eksplozioni
  • Rënia e mjeteve fluturuese apo ngarkesës së tij
  • Tërmeti
  • Përmbytja
  • Stuhitë
  • Rrëshqitjet e tokës
  • Breshëri
  • Vjedhja

Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Mbroni investimin tuaj më të rëndësishëm. Siguroni shtëpinë, banesën, apartamentin apo biznesin tuaj…

Për të marrë një ofertë ose për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

LEXO EDHE: Nuk parandalojmë dot fatkeqësitë por rikuperojmë pasuritë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat