20.5 C
Tirana
Thursday, May 9, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Brezi i parë pa duhan deri në vitin 2032”/ Nga 1 janari,...

“Brezi i parë pa duhan deri në vitin 2032”/ Nga 1 janari, 12 euro për një paketë cigaresh në Francë

Duhanpirësit francezë që duan të blejnë një paketë cigare do të fusin duart thellë në xhepa  vitet e ardhshme.

Qëllimi është të parandalohet fillimi i pirjes së duhanit veçanërisht nga të rinjtë dhe t’u ofrohet duhanpirësve një mbështetje më e mirë në përpjekjet e tyre për ta lënë duhanin.

Ministri i Shëndetësisë, Aurelien Rousseau, prezantoi programin e qeverisë, që parashikuan rritje të çmimit të duhanit dhe cigareve, si dhe masa kufizuese në lidhje me vendin ku lejohet pirja e duhanit dhe ku është i ndaluar.

Në vitin 2025 çmimi mesatar i një pakete cigaresh do të rritet në 12 euro dhe në 13 euro në vitin 2026”, tha Aurelien Rousseau.

Aktualisht, shumë marka shiten në Francë deri në 11 euro.

Rritja e çmimeve është masa më efektive kundër pirjes së duhanit, sipas OBSH-së dhe të gjitha studimeve të pavarura mbi këtë temë”, shtoi Rousseau.

Qëllimi i këtij programi është të “ndërtohet brezi i parë pa duhan deri në vitin 2032” në Francë, siç është zotuar presidenti Emmanuel Macron.

Për të arritur këtë qëllim, do të vendoset taksa më e lartë dhe do të ndalohet pirja e duhanit“, shpjegon ministri francez i Shëndetësisë.

Çmimi i një pakete cigare është vendosur të rritet nga 1 janari 2024, me 40 deri në 50 cent si pasojë e inflacionit, sipas vlerësimeve të Konfederatës së Shitësve të Duhanit. Gjithashtu, do të ndalohet shitja e produkteve elektronike, që janë veçanërisht të njohura tek të rinjtë.

Në fund, për vendet ku do të ndalohet pirja e duhanit, Ministria e Shëndetësisë vuri në dukje se ato do të jenë parqet publike, plazhet, pyjet dhe zonat përreth objekteve publike, duke filluar nga shkollat.

LEXO EDHE: ‘Check Up sipas Protokollit Japonez’/ Parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve kancerogjene nuk ka qenë kurrë kaq i lehtë 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat