10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBorë dhe ngrica në rrugë, 8 këshilla për drejtuesit e automjeteve

Borë dhe ngrica në rrugë, 8 këshilla për drejtuesit e automjeteve

Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit.

Në këto ditë të ftohta dimri, dëbora dhe ngricat janë një problem më vete për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të tregojnë kujdes të vazhdueshëm.

Më poshtë gjeni 8 këshilla të vlefshme për një udhëtim të sigurt dhe për të parandaluar çdo problem.

1. Këshillohet që t’i jepni kohë vetes 10-15 minuta ekstra në mëngjes në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.

2. Duhen ndërruar gomat nga verore në dimërore. Përpara udhëtimit me mjet duhet hequr dëbora komplet nga mjeti.

3. Evitoni manovrat e ashpra, “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.

4. Në ngjitje vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësi.

5. Në disheza, përdorni frenimin/motor.

6. Ruani distancën dhe qëndroni larg mjeteve të tjera

7. Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë, në shtresë të lartë, më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.

8. Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se bora, sepse shpesh është e padukshme në momentin e parë për drejtuesit e mjeteve.

LEXO EDHE: Fundjavë me temperatura të ulta dhe ngrica/ Me KASKO dhe “AutoSOS”, të sigurtë brenda e jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat