5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBlerjet online, Shqipëria e fundit/ EUROSTAT: Vetëm 17% e shqiptarëve blenë mallra...

Blerjet online, Shqipëria e fundit/ EUROSTAT: Vetëm 17% e shqiptarëve blenë mallra e shërbime online gjatë 2021

Të dhënat nga Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave, të publikuara në formën e një ankete mbi “Aktivitetet në Internet”, tregojnë se Shqipëria ka përqindjen më të ulët ndër vendet e Europës sa i përket përdorimit të internetit për të blerë apo për të shitur mallra dhe shërbime.

Shifrat tregojnë se, gjatë vitit 2021, 17% e popullsisë (16 deri në 74 vjeç) kanë blerë mallra dhe shërbime online, gjatë 12 muajve të fundit, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet në rreth 67%.

Pavarësisht renditjes negative, shifrat janë pozitive sa i përket tendencës ndër vite.

Krahasuar me vitet e tjera kjo përqindje ka ardhur duke u rritur edhe pse në nivele të vogla.

Gjatë vitit 2018 vetëm 5% e popullsisë së Shqipërisë blenë ose porositën mallra apo shërbime nëpërmjet internetit, për të ardhur në rritje gjatë vitit 2019-të me 7% dhe me 14% gjatë vitit 2020.

Pra nga viti 2020 deri në vitin 2021 përqindja e personave të cilët kanë blerë mallra dhe shërbime online është rritur me 3 pikë.

Në përgjithësi në vendet e Europës ka një tendencë të lartë për të përdorur e-commerce, por përqindja më e lartë regjistrohet në vende si Norvegjia, Hollanda, Danimarka dhe Islanda me 92%, 91% dhe 89%.

Ndërkohë, në vend të fundit, përveç Shqipërisë, renditen vende si Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina me 26% dhe 30% përkatësisht.

Ndërkohë sipas “Scan Intel”, edhe sa i përket përqindjes së personave të cilët shesin mallra dhe shërbime online, Shqipëria renditet përsëri në vend të fundit.

Vetëm 1% e popullsisë të cilët kanë akses në internet kanë shitur mallra dhe shërbime online gjatë vitit 2021, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 19%.

Vendet që kryesojnë edhe në këtë renditje janë Norvegjia me 39%, Hollanda me 43% dhe Malta 35%. Në fund të listës gjejmë vende si Qipro dhe Greqia me 2% dhe 3%.

Në të njejtin nivel me Shqipërinë kemi Rumaninë po me 44%, pasuar nga Bullgaria 46%.
Ndër vendet e para me përqindjen më të lartë gjejmë vende si Norvegjia, Islanda dhe Hollanda.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat