14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBilanci tragjik nga aksidentet rrugore, 3 viktima dhe 1 i plagosur brenda...

Bilanci tragjik nga aksidentet rrugore, 3 viktima dhe 1 i plagosur brenda 4 orëve

Tre viktima dhe një i plagosur. Ky është bilanci tragjik i aksidenteve rrugore të një dite më parë.

Rreth orës 17:00, në fshatin Zëmblak të Korçës, një burrë dhe një grua humbën jetën pasi motori me të cilin udhëtonin u përplas me një zetor. Arjan Xhuti dhe Hatixhe Kulla humbën jetën në vend.

Rreth orës 20:15 në zonën e Astirit në Tiranë, një 35-vjeçare me inicialet E.N., u përplas për vdekje nga një kamion teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Viktima banonte në zonën e Astirit me qira, ndërsa para aksidentit, bleu ushqimet për të shkuar drejt banesës, por mbeti e vdekur në mes të rrugës.

Në orën 20:50 një 65-vjeçar ka dalë nga rruga me motor në Himarë. Ai u dërgua drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa gjendja e tij ende nuk dihet.

Ajo çka vlen të theksohet është mungesa e sinjalistikës dhe ndriçimit në rrugë, duke u bërë kështu një nga shkaktarët kryesor të aksidenteve rrugore.

LEXO EDHE: Aksidentet/ Ponari apel qytetarëve: Drejtohuni kompanive të sigurimeve, duke u drejtuar avokatëve humbisni kohë dhe para

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat