23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBien sistemet për disa orë, bizneseve u bllokohet faturimi/ AKSHI: U gjendëm...

Bien sistemet për disa orë, bizneseve u bllokohet faturimi/ AKSHI: U gjendëm nën sulme masive

Mëngjesin e sotëm shumë biznese e kanë pasur të pamundur që të lëshonin fatura fiskale. Sipërmarrjet raportuan pranë Monitor se për rreth tre orë kishte probleme në aksesimin e faqes së tatimeve dhe të e-albania.

Bizneset raportuan pranë “Monitor” se fatura mund të prisnin vetëm subjektet që kishin inicializuar arkat përpara se të binte sistemi.

Pas orës 11:00 situata u normalizua dhe sistemet rifilluan funksionimin.

Tatimet e pranuan që kishte një lloj problematike për të cilin ata punuan për ta stabilizuar.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njoftoi gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike.

Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë, tha AKSHI.

Bllokimi vjen dy ditë pasi disa institucione të tjera u bënë pre e sulmeve nga hakerat iranianë. Pre e sulmeve u bë kompania e telefonisë celulare “One Albania”.

Grupi i hakerave iranianë, i ashtuquajturi “Homeland Justice”, njoftoi në profilin e tyre në Telegram se kanë sulmuar kompaninë “One Albania” dhe kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura.

“One Albania” reagoi në një njoftim zyrtar duke sqaruar se “Ekipet tona teknike po punojnë me kapacitet të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore AKEP dhe AKCESK për të siguruar që shërbimet dhe të dhënat të mbeten plotësisht të sigurta. Ne kemi marrë hapa të menjëhershëm për të përforcuar masat e sigurisë, duke përdorur ekspertizën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Në verë të këtij viti të gjitha sistemet shtetërore ranë pre e sulmeve kibernetike, duke bërë që shteti “te binte” për disa ditë, ku të gjitha faqet e shërbimeve dhe ato të institucioneve në vend ishin jashtë funksionit për disa ditë.

Ndërkohë që herë pas herë ka pasur rrjedhje dokumentesh, si të dhënat për targat, lista e pagave, gjendja gjendjes civile, të kadastrës.

LEXO EDHE: Hakerohet kompania telefonike/ Çfarë është Sigurimi “Rreziku Kibernetik” nga SIGAL UNIQA? Rreziqet e siguruara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat