17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBasketbollisti i famshëm do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i FSHB, nesër...

Basketbollisti i famshëm do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i FSHB, nesër prezantimi zyrtar

Franko Bushati do të jetë Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Me anë të një njoftimi për mediat FSHB bën të ditur se Bushati do të marrë funksionin e zyrtarit në federatë, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet mesditën e nesërme nga presidenti Avni Ponari me anë të një konference për shtyp në ambjentet e “SIGAL UNIQA Group Austria”, sponsor gjeneral i FSHB-së.

Bushati, prej më shumë se 20 vitesh aktivizohet në Itali si basketbollit, ndërsa është një prej lojtarëve më të mira shqiptar të dekadave të fundit, duke veshur edhe fanellën e ekipit kombëtar.

38-vjeçari, tashmë e ka mbyllur zyrtarisht karrierën në parket për të marrë rolin e rëndësishëm si sekretar i përgjithshëm në Federatën Shqiptare të Basketbollit.

Franko Bushati sot ka njoftuar edhe fundin e karrierës si basketbollist, me anë të një postimi emocionues në rrjetet sociale.

Bushati, i cili njihet ndryshe edhe me pseudonimin “Kobra”, ka reaguar me anë të një publikimi në profilin e tij në rrjetet sociale, në të cilin shkruan:

Fundi i udhëtimit. Udhëtimi im më i bukur, për të cilin falënderoj këdo që ka bërë pjesë. Falënderimi i parë shkon për familjen, për mamin, babin dhe motrën, për sakrificat e mëdha sidomos në fillimet e mia dhe shpresoj që t’ua kemi shpërblyer sado pak. Falënderoj të gjithë shokët dhe trajnerët.

Falënderoj drejtuesit, presidentët, por mbi të gjithë tifozët, ata që kanë brohoritur emrin tim për të më mbështetur, por edhe ata që më kanë sharë (këta të fundit më shumë qesh). Keni qenë gjaku im, pasi loja ime ka qenë e përbërë mbi të gjitha nga nervi dhe entuziazmi, dha pa ju të gjithë nuk do të isha asgjë. Falënderimin e fundit ia rezervoj vetes. Që fëmijë, kur më thoshin që do të ishte e pamundur, brenda meje ndizej sfida. Faleminderit të gjithëve, kobra!”, shkruan Bushati.

Tashmë 38-vjeçarin e pret një mision sa tërheqës, po aq edhe i vështirë, për të kontribuuar në zhvillimin dhe organizimin e basketbollit shqiptar.

CV-ja e Franko Bushatit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat