10.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBashkia premton riparim të shtëpisë të dëmtuar nga tërmeti, por familja prej...

Bashkia premton riparim të shtëpisë të dëmtuar nga tërmeti, por familja prej 7 anëtarësh ende pa dyer e pa dritare

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan publikoi mbrëmjen e djeshme rastin e qytetarit Reshat Totaj, në fshatin Poshnje, Bashkia Dimal, i cili ka një familje me 7 anëtarë.

Tërmeti i vitit 2017 i dëmtoi shtëpinë dhe bashkia i dha një çadër dhe një sasi ushqimesh. Në vitin 2019 shtëpia e tij u bë e pabanueshme, por ai mbeti sërish në çadër.

Sipas bashkisë, atij i takonin 9 milionë Lekë për rikonstruksion. Por akoma sot, shtëpia e tij ende nuk ka përfunduar.

Bashkia e ka lënë pa dyer, dritare, instalime elektrike dhe hidraulike e tarracë. Ai thotë, se ka futur edhe 6 milionë Lekë vetë dhe sërish shtëpia është e pambaruar.

Aktualisht Reshati me familjen e tij po banon në shtëpinë e të vëllait, me shpresën se ai nuk do të kthehet gjatë kësaj kohe.

Denoncuesi: Në vitin 2017 më ka rrëzuar shtëpinë tërmeti, pjesërisht të papabueshme. Më sollën një çadër të vogël. Unë vetë i shtatë në familje, djali që kam invalid me nusen dhe me 3 fëmijë dhe zonja ime. Me ndihmë ekonomike e me gjithë ato halle e me vuajtje, tërmeti i vitit 2019 i rrafshoi fare. Më sollën më pas, një çadër të madhe. Në Këshill Bashkiak, ata vendosën të më jepnin 9 milionë e 400 mijë. Nga këto do të merrja gjysmat, 4 milionë. Rastësisht shkova të pija në kafe dhe ai shoku më tha që vjen Rama. “O shyqyr thashë po e pres”. Erdhi, u ul, më tha “shprehu çfarë ke”. Unë i thashë se kam një problem e ja shpjegova. Më tha që a kisha shkuar tek kryetarja e bashkisë. Unë i thashë që kisha shkuar mbi 150 herë. Më pas, kryeministri e pyeti kryeataren se si e ka problemin shoku. Ajo i tha që “ne e kemi ndihmuar, ju kemi dhënë ushqime e gjëra”. Unë i thashë që më ka ndihmuar me disa ushqime.

Nesër në mëngjes kryetarja e bashkisë më dërgoi inxhinierin dhe 2-3 veta të tjerë për inspektim dhe e çuan nga 9 milionë në 24 milionë . Ramës ia di për nder, ai është i gjatë dhe i mençuar, nuk është i gjatë dhe pa mend.  

Me shtëpinë nuk u bë gjë prej gjëje. E kanë lënë pa dyer, pa dritare, pa instalime, pa banjo e pa asgjë.  Ballkoni nuk ka pllaka, nuk ka tavan dhe nuk ka as dritare, as instalime nuk ka.  Në korridor, tavanet jo, instalimet mungojnë dhe këto që janë i kam blerë vetë. Dhomat pa tavan, pa dyer, pa dritare, pa instalime.

Gazetarja: Nga ky 24 milionshi që me vendim të Këshillit Bashkiak të takonin për këtë shtëpi, sa para mund të ketë futur bashkia dhe sa para ke futur ti vetë?

DenoncuesiUnë kam futur tek 6 milionshi. Më ka lënë shtëpinë vëllai dhe rri tek shtëpia e vëllait. Unë kërkoj nëpërmjet emisionit “Stop” që të më ndihmojë kryeministri që të bëj ata që kanë mbetur pa bërë.

Rasti i plotë:

Ky nuk është rasti i vetëm kur familje të prekura nga tërmeti i vitit 2019 vijojnë të mos kenë ende një shtëpi mbi kokë, pavarësisht premtimeve të ndryshme.

Ndryshe ka ndodhur me mijëra qytetarë që banesat dhe pronat e tyre i kishin të siguruara pranë kompanive të sigurimit dhe shumë shpejt u rikthyen në banesat e tyre.

Kompanitë e sigurimit nuk mund të parandalojnë fatkeqësitë, por ato nëpërmjet kontratës të nënshkruar marrin përsipër, kundrejt primit të sigurimit, të mbulojnë dhe të dëmshpërblejnë në rast se ngjarja ndodh.

Ndaj siguroni ato që keni ndërtuar me shumë mund.

LEXO EDHE: Sigurimi i Shtëpisë nga tërmeti/ Gazetari i njohur tregon historinë personale: SIGAL UNIQA ma pagoi dëmin brenda javës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat