12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.5 pikë përqindje

Banka Qendrore Europiane (ECB) rriti normat e interesit me 0,5 pikë përqindje ditën e enjte, si shenjë shqetësimi kundrejt normave të larta të inflacionit, të cilat do të mbeten të tilla pavarësisht rënies së çmimeve të energjisë së fundmi, raporton Financial Times.

Rritja e shumëpritur e çoi normën bazë të depozitave të ECB në 2.5 për qind, niveli i saj më i lartë që nga kriza financiare globale.

Banka qendrore ka rritur tani kostot e huamarrjes me plot tre pikë përqindje, që kur filloi rritja e normave në korrik.

Lëvizja e ECB-së pasoi një rritje gjysmë pikë nga Banka e Anglisë dhe një rritje me çerek pikë të mërkurën nga Rezerva Federale e SHBA.

FED ka ngadalësuar ritmin e kufizimeve pas shenjave se tensionet për çmimet në SHBA po zhduken, ndërsa kryetari Jay Powell ka dhënë shpresë këtë javë se inflacioni mund të kthehet në objektivin prej 2 për qind të bankës qendrore pa “një rënie vërtet të madhe ekonomike”.

Por ECB sinjalizoi vendosmërinë e saj për të vazhduar me shtrëngime agresive, duke thënë në deklaratën e saj se do të “ruajë drejtimin e marrë” dhe synon të rrisë normat e interesit me 50 pikë bazë në takimin e saj të ardhshëm të politikës monetare në mars, pas së cilës do të “analizojë drejtimin e mëtejshëm të politikës së saj monetare”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat