15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka Evropiane për inflacionin: Rritja e çmimeve do të vijojë

Banka Evropiane për inflacionin: Rritja e çmimeve do të vijojë

Banka Qendrore Evropiane paralajmëron se çmimet do të vijojnë të rriten, e megjithatë rekomandon që politikat monetare të mbeten të pandryshuara. Sipas presidentes Kristin laggard, Banka Qendrore Evropiane nuk duhet të reagojë ndaj inflacionit pasi tkurrja e politikave do të frenonte rritjen ekonomike.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane , Christine Lagarde ka konfirmuar se normat e larta të inflacionit do të rriten deri në fund të këtij viti. Por, pavarësisht kësaj Legarde thekson se Banka Qendrore Evropiane nuk do të orientohet drejt politikës monetare më të shtrënguar për të kundërshtuar indikacionet që tregojnë se çmimet po rriten.

Në një konferencë nga selia e bankës në Frankfurt, Christine Lagarde këmbëngul që banka nuk duhet të tkurrë politikat monetare, pasi mund të frenojë rimëkëmbjen ekonomike. Sipas saj, politika monetare duhet të jetë e durueshme dhe vigjilente ndaj çdo dinamike të mundshme destabilizuese që mund të shfaqet.

Duke vënë në dukje rritjen e çmimeve të energjisë dhe vonesat e furnizimit, Lagarde tha se ky inflacion është i padëshiruar dhe i dhimbshëm, dhe natyrisht që ka shqetësime mbi kohëzgjatjen. Ajo sugjeron të identifikohen nxitësit kryesorë të inflacionit për ta kuptuar mënyrën se si politika monetare të përgjigjet në rrethanat aktuale.

Lagarde pohoi po ashtu se Banka Qendrore Evropiane po monitoron nga afër zhvillimet dhe synon të sigurojë stabilizimin e inflacionit në një objektiv prej 2 për qind në afat të mesëm.

Inflacioni në eurozonë arriti në 4.1 për qind muajin e kaluar, më shumë se dyfishi i objektivit të Bankës Evropiane, duke ndezur diskutimet se banka mund të fillojë të rrisë normat vitin e ardhshëm.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat