16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAskush nuk paguan më shumë dëme/ SIGAL UNIQA, nr.1 edhe në Sigurimet...

Askush nuk paguan më shumë dëme/ SIGAL UNIQA, nr.1 edhe në Sigurimet e Pronës

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë raportin mbi tregun e sigurimeve në Shqipëri sa i përket muajit janar 2022.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar 2022 kapën vlerën 1,422 milionë lekë, ndërkohë numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 83,798 me një rritje prej 17.72% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.55% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.4%.

SIGAL UNIQA Group Austria vijon të jetë kompania lider në treg, si për primet e shkruara ashtu edhe për dëmet e paguara.

Krahasuar me janarin e vitit 2021, SIGAL UNIQA regjistron rritje si në ndarjen e tregut ku ze rreth 38% të tij ashtu edhe në dëmshpërblimet e klientëve ku dominon me 78%.

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

SIGURIMET E PASURISË

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar 2022 siguruan mbi 233 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 58.72%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 29.1% të totalit.

NDARJA E TREGUT

DËMET E PAGUARA

LEXO EDHE: “Kompania më e mirë e sigurimeve…”/ “Finance Central Europe” vlerëson SIGAL UNIQA-n me 6 çmime prestigjoze

Si grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.

Suksesi dhe arritjet e SIGAL UNIQA Group Austria në këto 23 vjet, mbi të gjitha u takojnë klientëve të cilët na kanë besuar dhe vazhdojnë të na besojnë, prandaj edhe festimet tona në këtë përvjetor u dedikohen pikërisht atyre.

Nën slloganin “Jetojmë më mirë së bashku”, SIGAL UNIQA do të vijojë të mbetet partneri kryesor i qytetarëve për një jetë më të mirë dhe të sigurt.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat