15.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAlergjitë e stinës sjellin fluks në spiale/ Shmangini ato me "TeleShëndet"

Alergjitë e stinës sjellin fluks në spiale/ Shmangini ato me “TeleShëndet”

Ndryshimi i stinës me mbërritjen e pranverës ka shtuar rastet me alergji në spitale. Teshtima, kolla apo irritimi i lëkurës janë disa nga shenjat.

Mjekët këshillojnë qytetarët që të mos i neglizhojnë simptomat pasi mungesa e mjekimit mund të sjellë komplikacione.

Në spitale, mjekët alergologë po përballen këto ditë me fluks vizitash si pasojë e alergjive, veçanërisht nga polenet.

“Nëse kemi shenjat kryesore të një rrufe alergjike atëherë mund të kemi një bllokim të hundëve, sekrecione, të teshtitura pafund, mund të kemi dhe prezencën e një kolle të thatë”, tregon për Ora News mjekja Kleita Elezi.

Këto shenja nuk duhen neglizhuar.

“Duke mos u mjekuar bëhen shenja klinike mjaft të rënda dhe ajo çfarë pacientin e bezdis shumë është që përveç këtyre shenjave klinike i preket dhe cilësia e jetesës, është i lodhur, i acaruar pra nuk përqendrohet dot në punë ose në shkollë”.   

Nga fëmijët tek të rriturit, alergjitë mund të shfaqen në çdo grupmoshë.

Por nëse i frikësoheni rradhëve të gjata nëpër spitale apo qendra shëndetësore, mos u shqetësoni! Prej kohësh SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, u vjen në ndihmë qytetarëve me shërbimin inovator “TeleShëndet”.

“TeleShëndet” është një aplikacion, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24 orë në ditë, 7 ditë të javës me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë duke shmangur rradhën nëpër spitale dhe duke evituar edhe shpenzimet monetare.

Përfitimet nga Teleshëndet:

  • Komunikim me mjekun 24/7 me të cilin mund të konsultoni:
  • Interpretimin e ekzaminimeve të kryera
  • Konsultë me mjekun për shqetësimet shëndetësore
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Check up vjetor për ju ose një familjar pa limit moshe me këto analiza pranë klinikës MultiMedical: Gjak komplet, Urinë komplet, Glicemi esëll, 1 Echo me zgjedhje, Kolesterol, Sgpt, Sgot, Azotemi, Kreatinemi, EKG + Vizite, Interpretim analizash
  • Zbritje të dedikuara për COVID në klinikën Pipero Care
  • Zbritje të dedikuara për shtatzani në klinikën MultiMedical
  • Vizitë okulistike falas dhe lente ose syze optike pranë Tom’s Optic deri në 3,000 Lekë zbritje
  • Zbritje të dedikuara për sherbime dentare në klinikën Dental Care One

Çmimi? Paketa individuale kushton vetëm 5,000 Lekë në vit ndërsa ajo familjare (4 persona) 10,000 Lekë.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku 

LEXO EDHEJanari fluks vizitash tek pediatri, evitoni rradhët e gjata dhe rrezikun për infektim me “TeleShëndet”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat