16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAlarmi i mjekëve: Të sëmurët me Covid marrin ilaçe nga Google/ Ja...

Alarmi i mjekëve: Të sëmurët me Covid marrin ilaçe nga Google/ Ja pse na duhet “TeleShëndet” nga SIGAL

Mjekët e familjes ngrenë si shqetësim mungesën e komunikimit nga ana e pacientëve të infektuar me Covid-19.

Sipas mjekëve, shumica e të prekurve kurohen duke marrë informacione në internet çka bën që gjendja e tyre të përkeqësohet.

Në ditët e katër dhe të pestë pacienti që është mbi 70 vjeç, duhet të ketë mirë mëlçinë, veshkën sepse do të duhet të përdorë medikamente që kanë efekte anësore te këto organe,” shprehet një mjeke për Abc News.

Nisur nga kjo situatë por edhe frika e shtuar për të shkuar fizikisht në klinikë apo spital, SIGAL UNIQA Group Austria prej muajsh u sygjeron klientëve të saj përdorimin e TeleMjekësisë që në vendin tone vjen falë shërbimit “TeleShëndet”.

Çfarë është TeleShëndet?

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular, i cili ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Shërbimin TeleShëndet ju mund ta përdorni si në Shqipëri ashtu edhe gjatë udhëtimit dhe qëndrimit jashtë vendit, mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekët më të mirë 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Por edhe nëse keni familjarë në Shqipëri dhe vetë jetoni në emigrim, “TeleShëndet” do të ishte dhurata më e vlefshme për ta.

Ndërkohë që ju jetoni dhe punoni jashtë, nuk do të shqetësoheni për shëndetin e familjarëve tuaj në Shqipëri pasi “TeleShëndet” ju ofron atyre mundësinë e komunikimit me mjekët specialistë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, pa qenë nevoja të shpenzoni për transportin drejt spitalit apo të prisni në rradhë dyerve të mjekëve.

Përfitimet nga “Teleshëndet”

  1. Komuniko me mjek të licensuar 24 orë në ditë, 7 ditë në javë
  2. Në çdo vend të botës
  3. Merr një rekomandim
  4. Konsulto përgjigjet e analizave dhe çdo ekzaminim tjetër
  5. Krijo kartelën mjekësore personale
  6. Prano dhe bashkohu në aktivitete ku në aplikacion ka mjekë specialistë

Përfitime shtesë:

Check Up-in për dy anëtarë të familjes

Analiza gjak komplet

Analiza Urinë komplet

Glicemi

EKG

Radiografi pulmoni

Shërbime me zbritje:

Shërbime në rrjetin mjekësor SIGAL

Shërbime ambulatore në Klinikën Komuna e Parisit

Shërbime okulistike në klinikat e syrit

Shërbime dentare

Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

Shkarkoni falas aplikacionin “TeleShëndet” në App Store dhe  Play Store dhe 24 orët e para shërbimi është falas. Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini në www.teleshëndet.al

Gjithashtu, ju mund ta blini këtë shërbim edhe në çdo pikë shitje të SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sa kushton?

Paketa individuale kushton vetëm 13,6 Lekë në ditë ose 5 mijë lekë në vit, ndërsa ajo familjare, për katër persona, vetëm 10 mijë lekë të rinj.

Mos mendoni për shëndetin kur jeni në udhëtim e as për prindërit kur jeni në emigrim. Me TeleShëndet ju e merrni mjekun me vete, kudo dhe kurdo.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

Lexo edhe: Alo Doktor! Me “TeleShëndet”, mjeku 24 orë me vete, kudo dhe kurdo

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat