16.5 C
Tirana
Friday, October 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetItalia shqyrton vendosjen e “Super Green Pass”/ Shtohen më tej kufizimet anti-Covid

Italia shqyrton vendosjen e “Super Green Pass”/ Shtohen më tej kufizimet anti-Covid

Ligjvënësit në Itali po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së masave të reja kundër koronavirusit që do të kufizojnë më tej personat e pavaksinuar.

Qeveria e Mario Draghi-t diskuton sot detaje rreth asaj që do të quhet “Super Green Pass” për personat e pavaksinuar.

Me masat e reja, pritet që të lejohen të futen në ambiente të mbyllura si kinema apo teatro vetëm ata qytetarë që mund të paraqesin prova se janë të vaksinuar. Ndërsa sa i përket punonjësve, ata do të lejohen të shkojnë në punë edhe nëse janë të pavaksinuar, por duhet të paraqesin një test negativ fillimisht.

Qeveritë e shteteve rreth e qark Evropës po shqyrtojnë mundësi e vendosjes së masave më të ashpra kufizuese ndërsa numri i rasteve pëson një rritje në kontinent. Austria për shembull ka vendosur një karantinë të plotë.

Lexo edhe: Masat anti-Covid, situatë e tensionuar në të gjithë Europën

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat