23.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetIndeksi Botëror i Jetueshmërisë 2023, Vjena sërish qyteti më i mirë për...

Indeksi Botëror i Jetueshmërisë 2023, Vjena sërish qyteti më i mirë për të jetuar në botë

Kryeqyteti i Austrisë, Vjena është renditur sërish si qyteti më i mirë për të jetuar në nivel global, sipas një indeksi vjetor të përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomist (EIU), pjesë e “The Economist”.

Indeksi Botëror i Jetueshmërisë 2023, ia atribuoi suksesin e Vjenës “kombinimit fitues” të stabilitetit, kulturës dhe argëtimit, infrastrukturës së sigurt, arsimit shembullor dhe shërbimeve shëndetësore.

Ai e ka zënë këtë pozicion rregullisht, gjatë disa viteve të fundit, ku vetëm pandemisë Covid-19 qyteti nuk ka zënë vendin e parë,” shtoi raporti.

Kopenhagen ruan gjithashtu pozicionin si qyteti i dytë më i jetueshëm në botë, ndërsa qytetet australiane Sydney dhe Melbourne hynë në pesëshen e parë.

Raporti vjetor vlerësoi 172 qytete në këto kategori, që përcaktojnë qëndrueshmërinë: stabilitetin, kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën.

Indeksi u rrit vitin e kaluar, për të arritur një nivel më të lartë 15-vjeçar, pasi bota u rimëkëmb nga pandemia, tha EIU. Rezultati mesatar i indeksit, tani është 76.2 nga 100, nga 73.2 një vit më parë.

10 qytetet më të mira për të jetuar

  1. Vjenë, Austri
  2. Kopenhagë, Danimarkë
  3. Melburn, Australi
  4. Sidnej, Australi
  5. Vankuver, Kanada
  6. Zyrih, Zvicër
  7. Kalgary, Kanada
  8. Gjenevë, Zvicër
  9. Toronto, Kanada
  10. Osaka, Japoni / Auckland, Zelanda e Re

LEXO EDHE: Njihuni me “UNIQA Insurance Group”, i pari investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat