15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti i trefishtë në Shëngjin me 3 të plagosur, arrestohet shoferi i...

Aksidenti i trefishtë në Shëngjin me 3 të plagosur, arrestohet shoferi i dehur 63-vjeçar

Është vënë në pranga shoferi 63-vjeçar i cili shkaktoi aksidentin e djeshëm në Shëngjin, i cili në gjendje të dehur, u përplas me dy mjete të tjera.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosura dy gra dhe një fëmijë i mitur.

 

Njoftimi i policisë:

“Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë shtetasin T. N., 63 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi sot, rreth orës 17:20, në Shëngjin, automjeti tip “Audi”, që ai e drejtonte në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident me 2 automjete të tjera tip “Benz”.

 

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve tip “Benz”, shtetasja Xh. M., 39 vjeçe dhe 2 pasagjerë në automjetin e saj, një 30-vjeçare dhe një 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

LEXO EDHE: Shqipëria, e gjashta në Europë për vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat