15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet rrugore dhe pasojat/ Shqipëria e 8-ta në botë për numrin e...

Aksidentet rrugore dhe pasojat/ Shqipëria e 8-ta në botë për numrin e viktimave në rrugë

Policia Rrugore nisi këtë të hënë një fushatë ndërgjegjësuese tek të rinjtë, sa i përket sigurisë rrugore, nga ku ekspertët thanë, se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka renditur Shqipërinë të 8-tën përsa i përket humbjes së jetëve njerëzore në ngjarjet rrugore.

Për drejtorin e Policisë Rrugore, Altin Qato për sigurinë rrugore duhet të angazhohen maksimalisht një sërë institucionesh, pasi problematikat nuk mund të zgjidhen nga efektivët rrugorë.

Në muajin janar të këtij viti, u shënuan 107 aksidente rrugore, numri i të aksidentuarve ishte 147 persona ndërsa numri i të vdekurve ishte 16 persona.

Ndërsa viti i shkuar, rezultoi me rritje të numrit të aksidenteve rrugore, ku 197 përdorues rruge humbën jetën ndërsa rreth 2 mijë të tjerë mbetën të lënduar ë më shumë se 1.376 aksidente rrugore nga 1.234 aksidente të ndodhura në vitin 2020, duke u rritur me 11,5 %. Krahasuar me vitin 2019, numri i aksidenteve është ulur 8,1 %.

Lexo edhe: Aksidentet me pasoja fatale u rritën gjatë vitit 2021

Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke  zënë 25,2%  të  numrit  të  aksidenteve  gjithsej. Në 15,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Lexo edhe: Sigurimet Motorike/ SIGAL UNIQA, kompania që paguan më shumë dëme, rritje gjatë 2021

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat