11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet, eksperti i Policisë Rrugore: Shoferët 25-35 vjeç, më problematikët

Aksidentet, eksperti i Policisë Rrugore: Shoferët 25-35 vjeç, më problematikët

Shoferët nga 25 deri në 35 vjeç rezultojnë më problematikët në rrugë.

Statistikat e policisë tregojnë se ata janë të përfshirë në pjesën më të madhe të aksidenteve me pasoja të rënda të regjistruara në 2023.

Shifrat e regjistruara mbeten shqetësim edhe për policinë.

Eksperti i Policisë Rrugore, Ali Yzeiri tregon për TV Klan shkaqet kryesore të regjistrimit të aksidenteve me pasoje jetën e njerëzve.

Ali Yzeiri: Ecja me shpejtësi tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara, sjellja e këmbësorit.

Nisur nga sjellja e shoferëve në rrugë, kryesisht ato në moshë të re, Kodi Rrugor pësoi disa ashpërsime.

Yzeiri i sheh pozitivisht këto ndryshime, teksa shton se nëse do ishin aplikuar më herët numri viktimave nga aksidenteve do ishte më i ulët.

Ali Yzeiri: Ndryshimet janë në vlerësimin e të gjithë aktorëve që marrin pjesë në sigurinë rrugore. Aksidenti që ndodhi tek rreth-rrotullimi i Tegu-t, ai drejtues mjeti po të kishte një mjet me fuqi më të ulët nuk do të ishte në ato limite shpejtësia dhe nuk do të shkaktoheshin ato pasoja.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin shkurt janë regjistruar 88 aksidente rrugore nga 77 të ndodhura në muajin Shkurt 2022.

Sipas INSTAT, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 123 persona nga 100 në muajin Shkurt 2022.

LEXO EDHE: Rriten aksidentet gjatë shkurtit/ 88 aksidente rrugore, 123 persona të aksidentuar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat